17:11 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Elon Musk tjetër ndërhyrje për emigrantët e “Gjadrit”! Përplaset me presidentin italian: A jeton populli juaj në demokraci?

18:38 | 13/11/2024
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Elon Musk tjetër ndërhyrje për emigrantët e “Gjadrit”! Përplaset me presidentin italian: A jeton populli juaj në demokraci?

“Italia është një vend i madh demokratik dhe di të kujdeset për veten, në respektim me Kushtetutën e saj”.

“… kushdo, e sidomos dikush që sikurse është paralajmëruar, mund të marr një rol qeverisës në një vend mik dhe aleat, duhet të respektojë sovranitetin, e të mos i atribuojë vetes detyrën që t’i japë të tjerëve receta”: Ky ishte mesazhi që presidenti italian Sergio Mattarella i përcolli Elon Muskut, pasi miliarderi u rreshtua në krah të qeverisë Meloni për çështjen e dërgimit të emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri, dhe ndërhyrjen e gjyqësorit të vendit fqinj, që për manjatin ishte e pavend.

Elon Musk nuk ngurroi t’i kthente Matarellës një përgjigje thumbuese. “A jeton populli italian në një demokraci apo është një autokraci e pazgjedhur ajo që merr vendimet?“, ishte komenti i tij.

Pronari i platformës X rishpërndau postimin e një ndjekësi, që shkruante se “për shkak të gjykatësve, qeverisë në Itali nuk i lejohet të dëbojë klandestinët, dhe kufijtë e vendit sipas tij, do të mbeten të hapur ndërsa të porsambërriturve do t’u lejohet të pushtojnë përgjithmonë Italinë dhe Europën”.

“Kjo është e papranueshme”, ka shkruar Musk, të cilit president ii zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur t’i besojë drejtimin e Departamentit të Ri të Efikasitetit të Qeverisë”, të njohur ndryshe si DOGE. Nën drejtimin e Musk, zyra e re që do të funksionojë “jashtë qeverisë”, do të këshillojë mbi situatën e departamenteve federale dhe shkarkimet e mundshme, nëse konsideron se ka ekzagjerim të panevojshëm organik.

Trump thotë se DOGE do t’i hapë rrugën çmontimit të burokracisë qeveritare, reduktimit të shpenzimeve të panevojshme dhe ristrukturimit të Agjencive Federale”.

Pas

Konferenca e Kryetarëve rrëzon PD: Nuk ka zgjatje të mandatit të Komisionit Hetimor për PPP-të në shëndetësi

Para

Tabaku për buxhetin 2025: Favorizon një pakicë! Asnjë familje nuk duhet të stërmundohet për të siguruar ushqimet bazike në tavolinë

Para
Tabaku për buxhetin 2025: Favorizon një pakicë! Asnjë familje nuk duhet të stërmundohet për të siguruar ushqimet bazike në tavolinë

Tabaku për buxhetin 2025: Favorizon një pakicë! Asnjë familje nuk duhet të stërmundohet për të siguruar ushqimet bazike në tavolinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Qindra mijëra afganë detyrohen të largohen nga Irani

“S’mund të dalësh ashtu në fushë, është gabim”, Neuer nuk “kursen” Donnarumman, e sulmon pas dëmtimit të Musialës

Berat/ Zjarr në fshatin Mbrakull, zjarri shkrumbon një sipërfaqe të madhe me pisha

David Lammy thyen akullin, bëhet ministri i parë britanik që viziton Sirinë që nga kryengritja e vitit 2011

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, Ministri Hoxha dhe strukturat e IMT, IKMT, Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit në terren

Flakët përfshijnë Evropën, Gjermania, Greqia dhe Turqia në luftë me flakët

Kina i përgjigjet ndalesës së BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane

Aksidenti/ Talenti polak në luftë me jetën, vdes motra e tij

Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Drenovës të Korçës, Fatjon Fasho

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.