06:55 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Melania Trump thotë se nuk do të vendoset në Shtëpinë e bardhë me kohë të plotë: Kësaj here është ndryshe

18:48 | 13/11/2024
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Melania Trump thotë se nuk do të vendoset në Shtëpinë e bardhë me kohë të plotë: Kësaj here është ndryshe

Melania Trump thotë se nuk ka shumë gjasa që të vendoset me kohë të plotë në Uashington në herën e saj të dytë si Zonja e Parë, thanë burimet e rrjetit CNN.

Madje duket se thyerja e traditave ka nisur që me mungesën në takimin simbolik me çiftin presidencial në ikje Jill Biden e Joe Biden sot ne Uashington.

Burimet thonin se Melania Trump ishte e zënë me promovimin e librit të saj dhe konfirmonin se ajo nuk do të jetë në takimin e sotëm në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo mund të sinjalizojë se Trump kësaj here do të ketë më shumë autonomi dhe autoritet në vendimet e tij.

“Nuk jam në ankth sepse kësaj here është ndryshe, kam më shumë eksperiencë dhe njohuri. Tani nëse shkoj në Shtëpinë e Bardhë, e di se çfarë pres”, tha ajo me herët në një intervistë me rrjetin Fox News për promovimin e librit.

Melania Trump pritet të kalojë shumicën e kohës mes New York City e Palm Beach në Florida, dhe më pak në Shtëpinë e Bardhë thonë burimet e rrjetit CNN, të cilat insistonin se gjithsesi do të jetë prezentë në eventet e rëndësishme dhe detyrimet e zakonshme te Zonjës së Parë.

Të dielën ajo ishte parë në kullën Trump Tower në New York me të birin Barron.

Burimet shtojnë se ajo nuk preferon të përfshihet në eventet publike por nuk dëshiron të ketë as probleme me presidentin, teksa thuhet se ajo është shpesh “një zë i vazhdueshëm në veshin e të shoqit”.

Kur ishte Zonja e Parë, Trump kishte ruajtur një profil të ulët duke pritur gratë e liderëve botërorë dhe duke u kujdesur për vizitat e celebrimet shtetërore.

Në maj 2018, Melania prezantoi programin e saj “Be Best” në lidhje me ndihmën ndaj komunitetit për mirëqenien e fëmijëve, per krizën e drogave opiate në SHBA dhe me rreziqet e kohës online për fëmijët, shkruan CNN.

Pas

Tabaku për buxhetin 2025: Favorizon një pakicë! Asnjë familje nuk duhet të stërmundohet për të siguruar ushqimet bazike në tavolinë

Para

Ilir Beqaj dy ditë jashtë qelisë në pritje për të dëshmuar në Komisionin Hetimor, Albana Vokshi: Keni kryer vepër penale, mos mendoni se do ta lemë këtu! S’heqim dorë derisa…

Para
Ilir Beqaj dy ditë jashtë qelisë në pritje për të dëshmuar në Komisionin Hetimor, Albana Vokshi: Keni kryer vepër penale, mos mendoni se do ta lemë këtu! S’heqim dorë derisa…

Ilir Beqaj dy ditë jashtë qelisë në pritje për të dëshmuar në Komisionin Hetimor, Albana Vokshi: Keni kryer vepër penale, mos mendoni se do ta lemë këtu! S’heqim dorë derisa…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Takimi Rusi-Ukrainë në Turqi zgjati më pak se 1 orë! Palët ranë dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve

Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Macron dhe bashkëshortja e tij padisin për shpifje komentatoren amerikane Candace Owens

Vendet e Gjirit me një vizë të re të tipit Shengen

Komandanti i ushtrisë ukrainase i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të sigurojnë më shumë mbrojtje ajrore dhe të lejojnë sulme thellë në Rusi

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën! Policia s’u lejoi marshimin drejt kryeministrisë

Franca i kërkon Zelenskyt të anulojë projektligjin kontrovers për korrupsionin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.