18:27 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Republikanët marrin Dhomën e Përfaqësuesve

15:50 | 14/11/2024
në Aktualitet, Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Republikanët marrin Dhomën e Përfaqësuesve

Republikanët fituan numrin e mjaftueshëm të vendeve për të marrë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, duke arritur kështu një fitore të plotë të pushtetit dhe duke siguruar kontrollin e të dy dhomave të Kongresit.

Me një shumicë të ngushtë, udhëheqësit republikanë siguruan mandatin që do t’u bëjë të mundur ndryshimin e qeverisë federale dhe zbatimin me shpejtësi të vizionit që ka zoti Trump për Shtetet e Bashkuara.

Presidenti i zgjedhur ka premtuar se do të ndërmarrë operacionin më të madh të deportimit në vend, do të mundësojë më shumë ulje të taksave, do të ndëshkojë armiqtë e tij politikë, do të marrë kontrollin e mekanizmave më të fuqishme të qeverisë federale dhe do të riorganizojë ekonominë amerikane

Fitorja që shënoi Partia Republikane në zgjedhje bën të mundur që Kongresi ta miratojë këtë agjendë ndërsa demokratët do jenë pothuajse të pafuqishëm për ta penguar atë.

Edhe në 2016, kur zoti Trump u zgjodh President, republikanët morën kontrollin e Kongresit, por ai u përball me disa udhëheqës republikanë që u bënë rezistencë politikave të tij. Po ashtu, Gjykata e Lartë në atë kohë kishte shumicë liberale. Por këtë herë, jo.

Kur zoti Trump të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë ai do të bashkëpunojë me një Parti Rapublikane e cila është transformuar plotësisht nga levizja e tij “Make America Great Again” (Ta bëjmë Amerikën sërish madhështore), dhe me Gjykatën e Lartë e cila dominohet nga gjyqtarë konservatorë, përfshirë tre anëtarë të emëruar prej tij.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johson, i cili me mbështetjen e zotit Trump do ta mbajë këtë detyrë vitin e ardhshëm, ka hedhur idenë e ndryshimit të programeve të qeverisë federale, përfshirë ndryshimin tërësor të programeve, që demokratët i kanë patur përparësi në vitet e fundit,

“Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat kanë një detyrë”, tha ai gjatë kësaj jave. “Populli amerikan kërkon që ne të zbatojmë dhe të çojmë përpara agjendën “Amerika e Para”.

Ndërkohë, ligjvënësi Jim Jordan, drejtues i Komisionit të Ligjeve në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se ligjvënësit republikanë nuk kanë “përjashtuar” asnjë element nga planet e tyre për të hetuar prokurorin e posaçëm Jack Smith, edhe pse ky i fundit po mbyll dy çështjet hetimore ndaj zotit Trump lidhur me përpjekjet për përmbysje të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të 2020 dhe atë lidhur me dokumentet sekrete të cilat zoti Trump i mori në Mar-a-Lago pasi përfundoi mandatin.voa

Pas

Komiteti i OKB-së: Metodat e luftës të Izraelit përkojnë me gjenocid

Para

Organizata “Human Rights Watch” akuzon Izraelin për krime lufte, spastrim etnik

Para
Organizata “Human Rights Watch” akuzon Izraelin për krime lufte, spastrim etnik

Organizata “Human Rights Watch” akuzon Izraelin për krime lufte, spastrim etnik

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bitcoin, vlerë rekord mbi 120,000 dollarë, në “Javën e Kriptovalutave” në SHBA

Në gjendje të rëndë dhe e intubuar, 17 vjeçarja nga Vlora mbërrin te Trauma

Ultimatumi i Ramës për “vetëpastrimin” e Bashkive, japin dorëheqjen nënkryetarët në Librazhd dhe administratorët e njësive administrative

Takimi mes Mark Rutte dhe Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti paralajmëron tarifa të ashpra ndaj Rusisë

Zelensky pret të dërguarin amerikan: Më ofroi ndihmë për mbrojtjen ajrore

Policia Rrugore intensifikon kontrollet me dronë dhe radarë Poliscan .Qindra shkelje të konstatuara gjatë javës së kaluar

BE paralajmëron kundërmasa tregtare ndaj SHBA-ve me vlerë 72 miliardë euro në rast dështimi të negociatave

E gjithë Franca në festë, përkujtohet Dita e Bastijës

Gjyqi për vrasjen e Liridona Ademajt, i vëllai përballet me kunatin, Naim Murseli

Takim privat mes Keir Starmer dhe Donald Trump në fund të korrikut, Presidenti i SHBA planifikon vizitë zyrtare në Britani në shtator

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.