10:54 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Opozitarët rusë në mërgim, marshim kundër Putinit në Berlin

16:30 | 14/11/2024
në Aktualitet, Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Opozitarët rusë në mërgim, marshim kundër Putinit në Berlin

Berlini është kthyer në një qendër të opozitës ruse, në vitet pas sulmit në shkallë të gjerë të Presidentit rus Vladimir Putin kundër Ukrainës.

Anëtarët e opozitës ruse që ndodhen në mërgim, po planifikojnë të zhvillojnë një marshim masiv të dielën në kryeqytetin gjerman, duke kërkuar tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina, ndjekjen penale të Putinit si kriminel lufte dhe lirimin e të gjithë të burgosurve politikë.

Demonstratat e fundit të mëdha kundër luftës së Rusisë në Ukrainë u zhvilluan në Moskë në mesin e vitit 2022.

Që atëherë, Kremlini ka shtypur me forcë çdo përpjekje për të kundërshtuar sulmin kundër Ukrainës.

Aktivistët e opozitës janë larguar nga vendi dhe shumë prej tyre kanë zgjedhur Berlinin si shtëpinë e tyre të re.

Në kryeqytetin gjerman ata kanë lirinë të shprehin mendimet e tyre dhe kjo është ajo që ata po planifikojnë të bëjnë të dielën.

“Brenda Rusisë, për fat të keq, nuk ka asnjë mundësi për të organizuar një marshim të tillë, të flasësh kundër Putinit apo kundër luftës, sepse Vladimir Putini është një diktator gjakatar. Për aq sa ai është në pushtet, lufta do të vazhdojë”, thotë Olga Galkina, organizatore e protestës.

Në krye të protestës do të jenë figura të njohura të opozitës, si kritiku i Putinit Vladimir Kara-Murza dhe politikani në mërgim Ilya Yashin.

Aty do të jetë edhe Yulia Navalnaya, e cila së funmdi i tha një televizioni britanik se synon të ndjekë hapat e bashkëshortit të saj të ndjerë, Alexey Navalny, i cili ishte udhëheqës de-fakto i opozitës ruse deri në vdekjen e tij në një burg rus në shkurt.

“Nëse kthehem në Rusi, do të marr pjesë në zgjedhje”, tha politikania opozitare ruse.

Opozita demokratike e Rusisë historikisht ka qenë e ndarë. Por tani, organizatorët e marshimit thonë se ata po i lënë mënjanë dallimet që kanë dhe po bashkohen kundër Putinit.

“Tani për tani, të gjithë kemi një qëllim të përbashkët: që Putini të dënohet për krime lufte dhe që lufta në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt që është e mundur”, thotë zonja Galkina.

Marshimi do të zhvillohet mes shqetësimeve të opozitarëve rusë në mërgim mbi planet e administratës së re amerikane.

Organizatorët e protestës frikësohen se premtimi gjatë fushatës i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë mund ta favorizojë Putinit, duke ia lehtësuar ruajtjen e pushtetit udhëheqësit rus.voa

Pas

Organizata “Human Rights Watch” akuzon Izraelin për krime lufte, spastrim etnik

Para

BE-ja e gjobit Meta-n me gati 800 milionë euro për praktika “abuzive”

Para
BE-ja e gjobit Meta-n me gati 800 milionë euro për praktika “abuzive”

BE-ja e gjobit Meta-n me gati 800 milionë euro për praktika “abuzive”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama pret Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe

PD kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve për qarkun e Tiranës dhe Durrësit, Kolegji Zgjedhor shqyrton sot ankesën e demokratëve

Zbulohet Zënie e Paligjshme e Hapësirave Publike në Golem, Procedohen 4 Shtetas

Erdhi në Shqipëri për pushime, 15-vjeçari polak bie nga ballkoni i katit të katërt

Kërkon lirinë nga burgu, nis seanca në Apelin e Posaçëm për Ilir Metën

Situata e Zjarreve në Vend/17 Vatra në 24 Orët e Fundit, 4 Ende Aktive

Zbulohen parcela me kanabis, procedohen 3 zyrtarë për shpërdorim detyre në Shkodër

Aksident në Durrës, automjeti përplas të moshuarin te vijat e bardha

Aksioni për sigurinë ushqimore/ Tatimet: Në 3 ditë inspektuam 87 subjekte, bllokuam 20 ton mallra

Aksident në Shkodër, shoferi i makinës përplas të moshuarin me biçikletë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.