Rreth 40 hektarë me kallamishte dhe shkurre janë shkrumbuar plotësisht në liqenin e Prespës së Vogël. Kjo sipërfaqe toke, mbetur nga tharja e liqenit, ishte një habitat i rëndësishëm për shumë specie që jetonin dhe folezonin aty.
“Tejet shqetësuese e kanë cilësuar specialistët djegien e një sipërfaqe të konsiderueshme që përshkon 40 hektarë më kallamishte në liqenin e Prespës së Vogël. Me keqardhje specialistët shpjegojnë se nga djegia masive që ndodhi vetëm pak ditë më parë gjallesat e braktisën zonën ndoshta për të mos u kthyer më”
“Pelikani karçurrel një nga shpendët më të njohur të kësaj zone ka ikur me djegien e kësaj sipërfaqe e po ashtu edhe shpendë të tjerë që njihen në zonë.”
“Liqeni i Prespës se Vogël është pjesë e Parkut Kombëtar të Prespës dhe zona ka potenciale të shumta turistike por me zhdukjen e liqenit ajo ka humbur shumë madje duke ju shtuar edhe këto ngjarje dëmet e shkaktuara janë të parikuperushme.”