Britania dënoi të enjten deklaratat e fundit të ministrit izraelit të financave Bezalel Smotrich që propozonte aneksimin e Bregut Perëndimor të pushtuar.
“Unë dënoj komentet e ministrit izraelit të Financave Bezalel Smotrich që propozon aneksimin e tokës në Bregun Perëndimor,” shkroi Hamish Falconer , ministri i Mbretërisë së Bashkuar për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, në x.
Të hënën, ministri izraelit i financave Bezalel Smotrich tha se viti 2025 do të shënojë vitin e aplikimit të sovranitetit izraelit mbi Bregun Perëndimor të pushtuar, duke i dhënë fund kështu “kërcënimit” të një shteti palestinez.
“Aneksimi vetëm minon perspektivat për paqe, do të çonte në paqëndrueshmëri më të madhe dhe do të ishte i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar,” paralajmëroi Falconer.
Ai i kërkoi qeverisë izraelite ta refuzojë këtë.
Thirrja e Smotrich për të aneksuar Bregun Perëndimor të pushtuar ka tërhequr gjithashtu një valë dënimesh në të gjithë botën arabe.
E drejta ndërkombëtare e sheh Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor si “territore të pushtuara” dhe i konsideron të paligjshme të gjitha aktivitetet izraelite të ndërtimit të vendbanimeve atje.
Në korrik, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) nxori një opinion historik që e shpalli “të paligjshëm” pushtimin prej dekadash të tokës palestineze nga Izraeli dhe kërkoi evakuimin e të gjitha vendbanimeve ekzistuese në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.