22:23 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Muriqan/ Fshehu mbi 680 mijë euro në dyert e modifikuara të Benz-it për t’i futur ilegalisht në Shqipëri, arrestohet 51-vjeçari! Dyshimet se paratë rrjedhin nga krimi

12:09 | 15/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Muriqan/ Fshehu mbi 680 mijë euro në dyert e modifikuara të Benz-it për t’i futur ilegalisht në Shqipëri, arrestohet 51-vjeçari! Dyshimet se paratë rrjedhin nga krimi

Policia ka arrestuar një 51-vjeçar pasi fshehu mbi 680 mijë euro në dyert e modifikuara të Benz-it për t’i futur ilegalisht në Shqipëri. Në pranga ka rënë Lefter Nelaj, banues në Fushë Milot, ndërsa dyshohet se paratë e sekuestruara në makinë rrjedhin nga krimi.

Ai u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare të Muriqan në hyrje të Shqipërisë.

“Nga kontrollet në vijë të dytë, në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetën në 2 hapësira të modifikuara në dyert e pasme, 680 595 euro, të cilat ky shtetas synonte t’i fuste ilegalisht në Shqipëri. Vijojnë hetimet për të provuar burimin e parave”, raportuan uniformat blu.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Burimi”. Sekuestrohen 680 595 euro që dyshohet se rrjedhin nga krimi.

Fshehu paratë, në dyert e modifikuara të automjetit që drejtonte, me qëllim futjen e tyre ilegalisht në Shqipëri, arrestohet 51-vjeçari.

Sekuestrohen shuma e eurove, automjeti tip “Benz” dhe 2 celularë.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “Burimi”.

Gjatë operacionit, u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua shtetasi L. N., 51 vjeç, banues në Fushë Milot.

Nga kontrollet në vijë të dytë, në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetën në 2 hapësira të modifikuara në dyert e pasme, 680 595 euro, të cilat ky shtetas synonte t’i fuste ilegalisht në Shqipëri. Vijojnë hetimet për të provuar burimin e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Pas

Protesta para Bashkisë Tiranë, një efektiv ndjehet keq, njoftohet ambulanca

Para

Banka e Shqipërisë: Të rishikohet skema e pensioneve, rrezik potencial për ritmin e rritjes ekonomike

Para
Banka e Shqipërisë: Të rishikohet skema e pensioneve, rrezik potencial për ritmin e rritjes ekonomike

Banka e Shqipërisë: Të rishikohet skema e pensioneve, rrezik potencial për ritmin e rritjes ekonomike

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.