Ministri e Mbrojtjes ka publikuar pamje nga stërvitja “SAR RESPONSE 2024”.
Në një postim në rrjetet sociale, Ministria e Mbrojtjes thekson se kjo stërvitje testoi forcën dhe reagimin e shpejtë të ekipeve të përfshira, ndërsa theksohet se del në pah bashkëpunimi dhe përkushtimi i të gjitha ekipeve të angazhuara për t’u përgjigjur shpejt dhe efektivisht në çdo emergjencë.
“Në stërvitjen “SAR RESPONSE 2024”, ekipet tona treguan gatishmëri dhe bashkëpunim për t’u përballur me emergjencat. Zjarri në bord të një mjeti detar, rrëzime në terren malor, deri tek uljet emergjente të avionëve, kjo stërvitje testoi forcën dhe reagimin e shpejtë të ekipeve të përfshira.
Falë stërvitjeve të tilla, del në pah bashkëpunimi dhe përkushtimi i të gjitha ekipeve të angazhuara për t’u përgjigjur shpejt dhe efektivisht në çdo emergjencë, duke siguruar mbrojtjen e jetës dhe pasojave të mundshme”, shkruhej në postim.