Deputeti socialist Plarent Ndreca është paraqitur sot në SPAK.
Më 25 tetor të këtij viti ai është marrë i pandehur nga ana e Prokurorisë së Posaçme lidhur me detyrën e tij si sekretar i përgjithshëm në Ministrnë e Brendshme, ku shërbeu nga korriku 2019 deri më shtator 2020. Ndreca akuzohet lidhur me procedurat për rikonstruksionin e 4 komisariateve në vend
Në lidhje me këtë tender SPAK u vu në lëvizje nga një kallëzim i bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili dyshon se zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë, të cilat kanë cënuar barazinë e pjesëmarrësve në tendera.