“Daradanët” e Kosovës nuk kanë shkuar më shumë barazimi 0-0. Por ne nje barazim pa gola nuk munguan tensionet dhe thirrjet raciste. UEFA ka lëshuar menjëherë një njoftim të shkurt në lidhje me ndeshjen mes Kombëtares së Kosovës dhe Rumanisë.
Ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë nuk ka përfunduar si çdo ndeshje, pasi futbollistët dardanët lëshuan fushën në minutat shtesë, kur rezultati ishte 0-0, pasi dëgjuan thirrje raciste dhe ksenofobike si “Serbia, serbia” dhe “Kosova është serbi”.
Pas lëshimit të fushës, futbollistët dhe stafi i Kosovës refuzuar në rikthehen në fushë dhe gjyqtari danez, Morten Krogh, u rikthye me vetëm futbollistët rumunë për të dhënë vërshëllimën e fundit.
Megjithatë, kjo nuk ishte e gjitha, pasi një nga lojtarët e Kosovës u tentua të sulmohej pas konferencës për shtyp, nga një zyrtar rumun i cili kishte ID “all acces”.
Epilogu i ndeshjes ende nuk dihet, por UEFA është kujdesur që menjëherë pas ndeshjes të lëshoj një njoftim, ku tregon se ndeshja është ndërprerë dhe informacionet e mëtejshme do të komunikohen në kohen e duhur.
“Është ndërprerë ndeshja e Ligës së Kombeve ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës. UEFA do të komunikojë informacione të mëtejshme në kohën e duhur”, thuhet në njoftimin pas ndeshjes
“Daradanët” e Kosovës nuk kanë shkuar më shumë barazimi 0-0, në transfertën e Rumanisë, ku pavarësisht se sfida nuk pati gola prodhoi spektakël, për 55,634 spektatorët, në “Arena Nationla” të Bukureshtit.
Megjithatë, në këtë sfidë nuk munguan as thirrjet raciste të huliganëve rumunë, të cilët lëshuan në kor thirrjet “Kosova është Serbi”, me kapitenin Amir Rrahmani, i cili vendosi të ndërpresë përfundimisht sfidë, gjë që “zgjoi” zemërimin e tifozëve, të cilët filluan të hidhnin sende në fushën e blertë.
Drejtuesit e sfidës tentuan për rreth 1 orë të bindnin “Dardanët” të riktheheshin në fushën e blertë, por më kot dhe tashmë pritet të zbulohet se çfarë do të vulosë UEFA për këtë sfidë.