Kryeministri Edi Rama tha se pensionistët do të marrin dy bonuse në vit. Në fjalën e tij në Parlament, kreu i qeverisë tha se përveç atij të fundvitit, do të marrin edhe një bonus në pranverë.
“Paralelisht me shpërndarjen të bonusit, në ditët para dhjetorit do të krijojmë pranë BSH fondin për një bonus të dytë. Ky do të jetë bonusi i pranverës, që do të ndikojë më tej në rritjen e të ardhurave të pensionistëve dhe do të jepet në hyrje të çdo pranvere. Vitin e ardhshëm do kemi edhe planin e ri të pensioneve në funksion të rritjes ekonomike që do të sjelle edhe të ardhura të tjera për pensionistët”, tha Rama.