16:17 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha: Organizata më e madhe e partive të qendrës së djathtë miratoi rezolutën ku dënohet narkoregjimi i Ramës dhe burgosja e liderëve të opozitës

12:48 | 18/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha: Organizata më e madhe e partive të qendrës së djathtë miratoi rezolutën ku dënohet narkoregjimi i Ramës dhe burgosja e liderëve të opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë lajmin se Organizata më e madhe e partive të qendrës së djathtë ka miratuar rezolutën ku dënon narkoregjimin e Edi Ramës në Tiranë, si dhe burgosjen e liderëve të opozitës.

Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se, reforma e Xhorxh Sorosit merr një ndëshkim ndërkombëtar.​

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Këtë takim me ju do t’ia përkushtoja tërësisht problemit themelor që është buxheti, por do ta nis me një lajm shumë të rëndësishëm që sapo erdhi nga samiti i Internacionales së Qendrës Demokratike, organizatë që grupon 108 parti politike të qendrës, qendrës së djathtë.

Pra, organizata më e madhe gjer sot me një shtrirje planetare, nga parti në të katër anët e globit, miratuan para një ore rezolutën në të cilën dënohet narkoregjimi i Edi Ramës.

Miratuan rezolutën e paraqitur nga PD mbi situatën dramatike në Shqipëri.

Mbi dhunimin dhe farsën elektorale.

Mbi arrestimin dhe burgosjen e liderëve të opozitës si në asnjë vend tjetër në Europë.

Mbi lidhjet e qeverisë me mafien, drogën dhe krimin e organizuar.

Korrupsionin e papërmbajtur.

Mbi gjendjen dramatike të sistemit të drejtësisë.

Pra, reforma e Xhorxh Sorosit merr një ndëshkim ndërkombëtar.

Dënohet arrestimi i liderëve të opozitës, Sali Berishës, Ilir Metës, Fatmir Mediut, Ervin Salianjit, Fredi Belerit. Shprehet mbështetje e plotë për PD-në dhe opozitën shqiptare.

Dënohen lidhjet e qeverisë me organizatat kriminale të Amerikës Latine dhe vendeve të tjera. Por, ajo që është për të theksuar se krahas këtyre dënimeve të ashpra, në të njëjtën linjë kanë qenë diskutimet duke filluar që nga presidenti i CDI dhe personalitete të tjera botërore.

Është duartrokitur dhe mirëpritur diskutimi i përfaqësueset tonë në këtë organizatë, Albana Vokshi, e cila ka paraqitur aty me vërtetësi të gjithë gjendjen karikaturale të narkoshtetit shqiptar. Diskutimit të zonjës Vokshi i janë referuar një seri diskutantësh ndër më kryesorë që kanë marrë fjalën me këtë rast.

Pas

“Nuk ndjehem mirë”/ Ndodhej në llixha me bashkëshorten, si ndërroi jetë turisti italian në Elbasan

Para

Ish-deputeti i PS Armando Prenga paraqitet në SPAK

Para
Ish-deputeti i PS Armando Prenga paraqitet në SPAK

Ish-deputeti i PS Armando Prenga paraqitet në SPAK

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kremlini: Putin i gatshëm të diskutojë për paqe në Ukrainë

Të paktën 67 palestinezë humbën jetën në Gaza, u sulmuan ndërsa prisnin ndihma humanitare

Edi Rama ndan pamjet pas pastrimit të hapësirës publike në zonën e “Deliorgjit” në Tiranë

Supergoli që magjepsi polakët, Shehu: Thirrja në Kombëtare më ka dhënë besim

SIGURIA DETARE/Monitorim intensiv nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare

Papa Leone: Jepini fund barbarisë në Gaza, mbroni civilët

Sulmi me dronë në Moskë, 142 pajisje rrëzohen, dëme në kryeqytet

Po shembte një mur rrethues në banesën e tij, 51-vjeçari mbetet poshtë gërmadhave! Mbërrin pa shenja jete në spital

Ndalet përkohësisht konflikti në jugun e Sirisë, grupet beduine largohen nga Suwayda

Zjarr në një banesë në lagjen “Granicë”, shkak një defekt në bombolën e gazit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.