Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ku kanë mbetur të plagosur dy adoleshentë. Dy adoleshentë, të dy nxënës të shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë janë konfliktuar mes tyre para shkollës dhe sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta.
Të dy kanë marrë plagë dhe janë transportuar me urgjencë në spital. Nuk dihen ende arsyet e konfliktit.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të krimit.