Një 32-vjeçar shqiptar u arrestua në Spanjë dhe u ekstradua drejt Italisë, pasi kërkohej si anëtar i një organizate kriminale ekstrakomunitare e trafikut të drogave të forta në rajonin e Emiglia Romagna, por edhe më gjerë.
Ishte 21 shtator 2023 kur në provincat Reggio Emilia dhe Parma, karabinierët e Kompanisë Castelnovo në Monti, bashkë me Prokurorinë, zbatuan urdhrin e paraburgimit të 24 personave nën hetim, së bashku me 7 të tjerë, në kuadër të hetimit të “Fast Car”, për krime në lidhje me trafikun e drogës dhe armëmbajtjes pa leje.
Mes të dyshuarve ishte edhe një 32-vjeçar shqiptar, i cili në momentin e ekzekutimit të urdhrave rezultoi se ishte larguar dhe ndodhej në Spanjë. Autoritetet spanjolle kanë njoftuar homologët e tyre se i kërkuari është kapur për efekt ekstradimi, pas urdhërit ndërkombëtar të arrestit. Në aeroportin Fiumicino 32-vjeçari u zbrit nën pranga dhe iu dorëzua nga agjentët e Interpol Madridit, atyre të Romës dhe më tej izolimi i tij në Burgun Rebibbia në Romë.
Kanali i furnizimit ishte ai i Campania dhe lënda narkotike e vendosur në tregun Reggio Emilia vinte kryesisht nga rrethi Scampia i Napolit. Qarkullimi i vlerësuar ishte rreth 10 mijë euro në ditë. Mes të arrestuarve janë edhe 3 shqiptarë, kurse organizata përbëhej nga vendas dhe ekstrakomunitarë, si algjerianë dhe marokenë.
Sipas hetimeve, grupi funksiononte që para pandemisë, madje kishte lidhje edhe me tregun e medikamenteve që përdoreshin për të përzier lëndën narkotike apo si përbërës psikotrop tek përdoruesit, shkruan “Next Stop Reggio”.
Emri që i atribuohet hetimit ‘Fast Car’ rrjedh nga fakti se financuesi i të dyshuarve, një individ i dënuar tashmë i përkushtuar në kryerjen e krimeve financiare, kishte siguruar si një nga bazat e veprimtarive të paligjshme, një garazh në Reggio Emilia, plotë me makina sportive dhe luksoze. Mes mjeteve kishte edhe nga ato që grupi i përdorte për të shpërndarë lëndën narkotike, si “Hammer” apo “Audi”.