01:43 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Kurti pret vendim të drejtë për gjuhën shqipe në RMV! Mickoski: Tensionet etnike vijnë nga politikanë pa ide, nuk e ndikojmë kushtetuesen

20:15 | 18/11/2024
në Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kurti pret vendim të drejtë për gjuhën shqipe në RMV! Mickoski: Tensionet etnike vijnë nga politikanë pa ide, nuk e ndikojmë kushtetuesen

Pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski u pyetën në lidhje me shqetësimet e ngritura se situate në Maqedoninë e Veriut mund të sjellë konflikte etnike. Kurti hodhi poshtë një skenar të tillë.

“Unë nuk besoj që dallimet ndëretnike shkaktojnë konflikt. Mund të ketë qëndra politike që për pushtet për hegjemoni, për dominim, për shfrytëzim, për shtypje përdorin dallimet etnike. Por dallimi etnik si i tillë nuk shkakton konflikt”,- tha Kurti.

Kryeministri Mickoski mendon se ide të tilla përhapen nga politikanë që nuk propozojnë asgjë për qytetarët dhe nevojat reale të tyre.

“Tema etnike hapin politikanë, të cilët nuk kanë ide, të cilëve u mungojnë idetë reale për nevojat e vërteta të qytetarëve. Ata nuk dinë si ta tërheqin vëmendjen ndryshe dhe përdorin temat etnike”,- tha Mickoski.

Kurti foli edhe për shqetësimet e politikanit Ali Ahmeti se në Maqedoninë e Veriut po ndodh një dobësim të përdorimit të gjuhës shqipe.

“Kjo është një çështje e Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, pasi tri dispozitat të ligjeve për përdorimin e gjuhëve, janë dërguar tek komisioni i Venecias. Këto tri dispozita nuk janë vendosur në jetë apo zbatuar në të kaluarën. Tani i përket gjykatës kushtetuese në RMV që ta vlerësojë. Por duhet ta sqarojmë një gjë, nuk ka në Maqedoninë e Veriut një ligj për përdorimin e gjuhës shqipe dhe nuk ka pasur as në të kaluarën”,- deklaroi Kurti.

Ndërsa Mickoski tha se gjyqatrët aktualë të kushtetueses në Maqedoninë e veriut nuk mund të ndikohen nga forca e tij politike.

“Ata gjyqtarë që aktualisht janë pjesë e gjykatës kushtetuese në shtetin tonë, janë gjyqtarë të cilët janë zgjedhur në parlament nga shumica e kaluar mes Bashkimit Demokratik për Integrim dhe LSDM-ja. Unë sinqetrisht nuk e di prej nga e keni përshtypjen se ne ndikojmë apo se ne jemi të gjithëpushtetshëm dhe kontrollojmë të gjitha partitë, gjë që nuk është e vërtetë”, theksoi Mickoski.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut firmosën tri marrëveshje bashkëpunimi. Protokollin për pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Hani i Elezit-Bllacë dhe Jazhnicë-Gllokoqicë, memorandum mirëkuptimi për sektorin e energjisë dhe një tjetër memorandum në fushën e arsimit.

Pas

Liban/ Media: Izraeli ka bombarduar pranë zyrës së OKB-së dhe Parlamentit

Para

‘Nuk paguan pensionin ushqimor të djalit’, Jonida Maliqi hedh në gjyq ish-bashkëshortin

Para
‘Nuk paguan pensionin ushqimor të djalit’, Jonida Maliqi hedh në gjyq ish-bashkëshortin

'Nuk paguan pensionin ushqimor të djalit’, Jonida Maliqi hedh në gjyq ish-bashkëshortin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të hënën takimi me Netanyahun, Trump: Jam i vendosur për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

Paralajmëron Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë puna e radhës

‘Gjakun e lajm me gjak’, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin që tentoi ta grabiste! Policia dyshon në 3 persona sipas pistës së hetimit

Putin me Macron: Konflikti ukrainas pasojë e politikave të vendeve perëndimore

E rëndë në Greqi, 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë, ndërron jetë në spital

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Nga miti të kërcënimi, narrativa nacionaliste serbe, e gjallë në zemër të Kosovës

Shtohen urgjencat kardiake/ I nxehti përkeqëson problemet e zemrës, mjekët: Kujdes në orët e pikut

Nis kufizimi, jo më kredi pa limit! Hyn në fuqi vendimi i BSH, 85% për kredinë në lekë, 75% në valutë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.