Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në mesnatë në zonën e Xhamllikut në Tiranë.
Gazetari Marsel Vocaj raporton se është qëlluar me silenciator drejt 28-vjeçarit Klajdi Prendi i cili u transportua në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Por disa minuta pas ngjarjes i riu humbi jetën në duart e mjekëve si pasojë e plagëve të marra.
Rreth 1 orë pas ngjarjes është gjetur i djegur një automjet me targa te huaja në zonën e Farkës, e cila dyshohet se mund të ketë lidhje me ngjarjen.