Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin ndodhur në mesnatën e djeshme ku mbeti i vdekur 30-vjeçari Klajdi Prendi. Viktima është qëlluar me pesë plumba ndërkohë që hipte në makinë e tij dhe se autorët dyshohet se e kanë ndjekur atë prej ditësh.
Policia dyshon se në atentat morën pjesë tre persona, një prej tyre ka pasur rolin e shoferit, ndërsa dy të tjerët luanin rolin e qitësit.
Gazetari Marsel Vocaj bën me dije se viktima ka pasur precedentë të mëparshëm kriminalë, pasi në zgjedhjet e fundit është shpallur në kërkim, pasi qëlloi në ajër me armë zjarri në Pukë.