Dy punonjësit e OSHEE Tauland Gjini, elektricist dhe Kej Çikaj, inxhinier kanë mbetur të plagosur pasi makina me të cilën udhëtonin u përplas me një automjet tjetër pak para mesnatës së kaluar.
Të dy janë jashtë rrezikut për jetën, por kanë fraktura të shumta dhe aktualisht ndodhen te Spitali i Traumes. Shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga ana e punonjësve të OSHEE të cilët po ndiqnin linjën për të gjetur defektin dhe një makine i ka goditur nga pas.
Sipas burimeve punonjësit e OSHEE udhëtonin me një makinë private të amortizuar, ndërsa bëjnë disa turne orar pa orar për shkak të mungesës së stafit.