Sot mbushen plot 1 mijë ditë nga nisja e sulmeve ruse mbi Ukrainë.
Mbi këtë ngjarje ka reaguar Ministria e Jashtme e Shqipërisë, e cila në një postim në rrjetet sociale shkruan se vendi ynë qëndron në solidaritet me Ukrainën në luftën për liri, paqe dhe drejtësi”.
“Sot shënohen 1000 ditë që nga pushtimi rus në shkallë të plotë të Ukrainës, një sulm shkatërrues ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit. Në këto 1000 ditë, Ukraina ka treguar qëndrueshmëri të jashtëzakonshme dhe vendosmëri të palëkundur për të mbrojtur tokën dhe popullin e saj. Lufta vazhdon dhe Shqipëria qëndron në solidaritet me Ukrainën ndërsa lufton për liri, paqe dhe drejtësi”, thuhet në postim.