Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur për mediat, pasi Apeli i Posaçëm vendosi të lërë të pandryshuar masën e sigurisë për çiftin Meta.
Ajo tha se argumentet e prokurorëve në seancë ishin në nivelin e një studenti të vitit të parë të Juridkut. Kryemadhi theksoi se argumentet që parashtruan prokurorët ishin tërësisht qesharake dhe të falsifikuara.
“Argumentimi i prokurorëve ishte në nivelin, të them jo mesatar, por të them dhe të një studenti të vitit të parë të Juridikut. Ishin qesharake dhe të gjitha janë të bazuara në falsifikim. Ka falsifikime keqdashëse. Sa i takon letërporosive nga SHBA, përsëri i bie, që ka një deklaratë të rreme. Më pas kaluan me artikujt e gazetave. Beteja është ballë përballë dhe do të përballemi me sistemet e drejtësisë shqiptare dhe më pas me ato ndërkombëtare.”, tha ajo.