17:59 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Parlamenti/ Tensione të tjera në sallë, Dogjani kërkon fjalën para Idrizit dhe bllokon foltoren, ndërhyn dhe Garda! Pritet votimi i buxhetit

20:09 | 19/11/2024
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Parlamenti/ Tensione të tjera në sallë, Dogjani kërkon fjalën para Idrizit dhe bllokon foltoren, ndërhyn dhe Garda! Pritet votimi i buxhetit

Parlamenti edhe pse kaloi një ditë përgjithësisht të qetë në debatet për buxhetin 2025, nuk munguan herë pas here edhe tensionet në sallë në episode të veçanta nga deputetët e opozitës.

Pas përplasjes së parë të Gazment Bardhit që sulmoi tre ministret e kabinetit “Rama” që po bisedonin, teksa deputeti Asllan Dogjani kërkoi të mbahej një minutë heshtje për 14-vjeçarin e vrarë dje pas sherrit në shkollë, konfrontimet janë rikthyer sërish.

Dogjani ka kërkuar rreth orës 20:00 fjalën, teksa do dilte në foltore deputeti Shpëtim Idrizi. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali i kërkoi që të lironte foltoren dhe kolegun e PDIU që të fliste. Dogjani ka përdorur edhe fjalë fyese, teksa Spiropali i tërhoqi veshin. Ndërhyrja e Gardës solli debate të tjera dhe deri në konfrontim të lehtë.

Dogjani i kërkoi Spiropalit që të ndërhynte për një nga Gardistët që e kishte ndaluar. Në këtë moment u ngrit edhe deputeti Gazment Bardhi drejt foltores. Dogjani hodhi akuza, teksa nga salla iu përgjigjen edhe deputetët e mazhorancës, mes tyre edhe Erjon Braçe, që i kërkoi të lironte foltoren dhe të mos kërcënonte e pengonte punimet.

Në një moment, kërcënimeve të Dogjanit, Spiropali iu përgjigj me “nuk ta kemi frikën”.

Sipas rendit të ditës, pas fjalës së Idrizit, Shalsit dhe Tabakut, parashikohet të mbahet edhe votimi për buxhetin në seancë plenare.

Pas

Trafikikonin drogë nga Kolumbia e Spanja, 15 të arrestuar në Itali. Mes tyre 8 shqiptarë

Para

“Ndjesë Martin Cani që nuk ta ruajtëm dot jetën”, Gjekmarkaj në Kuvend: Familjes i lamë në gji dhimbjen e përjetshme

Para
“Ndjesë Martin Cani që nuk ta ruajtëm dot jetën”, Gjekmarkaj në Kuvend: Familjes i lamë në gji dhimbjen e përjetshme

“Ndjesë Martin Cani që nuk ta ruajtëm dot jetën”, Gjekmarkaj në Kuvend: Familjes i lamë në gji dhimbjen e përjetshme

Discussion about this post

 



Të Fundit

Futbollisti i njohur Thomas Partey, akuzohet për përdhunim

Zelensky bisedon me Trump për mbrojtjen ajrore dhe prodhimin e armëve

PD i drejtohet Celibashit: Jepni pamjet filmike dhe sqaroni kthimin e zarfeve nga diaspora

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj ministrit të Kosovës, dyshohet për dëm prej 1 milion eurosh

Forcat ruse bombarduan gjatë natës qytetin Krivyi Rih të Ukrainës qëndrore, nga sulmet janë plagosur gjashtë persona

Shkodër/ Aksident tragjik në aksin Shkodër–Lezhë, humb jetën një drejtues automjeti

Zjarri në landfill/ Blushi: Inceneratori i Elbasanit, aferë që po helmon qytetin

“Shqipëria e fundit në Europë për cilësinë e jetesës”, Dorian Teliti: Çmimet janë jashtë kontrollit, qeveria teknike është…

Mbyllja e Kuvendit, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali mesazh

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se nëse nuk konstituohet Kuvendi, do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.