Një incident i rëndë është shënuar mbrëmjen e se merkures në Kamëz, ku një pallat i firmes SIMA COM që ishte në ndërtim është shembur.
Bëhet me dije se rreth 20 punëtorë kanë qenë duke hedhur beton, ku objekti në ndërtim është shembur si të ishte prej kartoni, por fatmiresisht nuk ka asnje te lenduar.
Sima- Com SH.P.K figuron ne pronesi te Simon Markut dhe ne njoftimin e policise behet me dije se dije se ka proceduar penlisht drejtuesin teknik Albert Sharen 56 vjec, dhe sipërmarrësin e nënkontaktorin e firmës SIMA-COM Bledjan Elezaj 25 vjec. Pavaresisht se kjo ngjarje e rende mund te kishte shenuar nje fatalitet per punonjesit por jo vetem, policia e mban te fshehur si ngjarje dhe jep nje njftim te cunguar. Ku ne njofitimin e policise thuhet se eshte rrezuar tarraca e katit te pare te nje pallati qe po ndertohej ku jane shenuar vetem deme materiale.
Edhe pse çmimet për blerjen e një banese janë në stratosferë, duket se kjo nuk bën që një objekt të ndërtohet në cilësi më të lartë, por e kundërta.
Mesa duket SIMA COM eshte treguar doreshtrenguar me investimet me qellimin qe perfitimeve statosferike.
Si duket ndërtuesit nuk mendojnë aspak për jetët e njerëzve që në të ardhme do të jetojnë në një banesë me një cilësi të ulët, por të pasurojnë sa më shumë xhepin e tyre, duke kursyer edhe materialet thelbësore për ngritjen e një pallati të fortë. Ne lejen e ndertimit thuhet se afati kohor eshte deri me date 1 gusht 2028 dhe ndoshta per te respektuar afatet kohore nuk I kane kushtuar aq shume rendesi cilesise se ndertimit./faxweb