Policia ka arrestuar të riun, i cili plagosi me thikë 20-vjeçarin Aron Demiraj në Qytet Studenti në Tiranë.
Në pranga ka rënë 19-vjeçari me iniciale A. A., banues në Kamëz, si autor i dyshuar i ngjarjes, Ndërsa e ka pësuar edhe personi që i shiti thikën, 52-vjeçari me iniciale E. T., banues në Tiranë.
Aron Demiraj ka marrë disa plagë me thikë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. A., 19 vjeç, banues në Kamëz, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin E. T., 52 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi A. A., ditën e djeshme, në Qytet Studenti, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. D., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se autori i dyshuar e ka blerë mjetin prerës nga shtetasi E. T.”, njoftoi policia.