11:47 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Itali/ Grupi i ‘skifterëve’ shqiptarë i ikën policisë me ‘Golf’ të vjedhur, njëri arrestohet dhe 2 arratisen! 32-vjeçari i dënuar me rreth 4 vite burg për grabitje

21:45 | 22/11/2024
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Itali/ Grupi i ‘skifterëve’ shqiptarë i ikën policisë me ‘Golf’ të vjedhur, njëri arrestohet dhe 2 arratisen! 32-vjeçari i dënuar me rreth 4 vite burg për grabitje

Tre shqiptarë që dyshoheshin si anëtarë të një grupi “skifterësh” dhe krimeve të tjera si shitja e drogës, i ikën patrullës së policisë në postbllok, pasi drejtuesi refuzoi të ndalonte.

Por shoferi 32-vjeçar u kap nga karabinierët, teksa dy të tjerët u arratisën përfundimisht. I ndaluari rezultoi i dënuar me rreth 4 vite burg për grabitje, kurse në mjet iu gjetën sasi hashashi të vogla, mjete që shërbenin për vjedhje dhe sende të plaçkitura, kryesisht bizhuteri ari.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (21 Nëntor), në Olgiate Comasco, ku u ngrit një pikë kontrolli ndaj një mjeti “Golf” me ngjyrë të errët.

Eefektivët iu qepën pas mjetit të dyshuar me tre personat në bord dhe arratisja përfundoi në  Bulgarograsso, ku personat dolën nga mjeti dhe u larguan në këmbë.

Por policia ka arritur të bllokojë njërin prej tyre. Ai është një 32-vjeçar shqiptar me banim në Milano, i arrestuar për veprën penale të kundërshtimit të një zyrtari publik. Gjatë hetimeve të mëpasshme doli gjithashtu se burri duhej të vuante një dënim me burg prej 3 vjet, 11 muaj e 21 ditë, me akuzën për vjedhje të rëndë. Prandaj 32-vjeçari u dërgua në burgun Bassone në Como, raporton “Espansione TV”.

Efektivët vazhduan kontrollin e makinës, ku gjetën mjete të shumta për vjedhje, rreth 400 euro monedha, disa bizhuteri ari, 32 gramë hashash dhe doreza dhe radio. Më në fund, nga hetimet e mëtejshme, rezultoi se targat e automjetit ishin të dubluara. Në fakt, makina u raportua e vjedhur korrikun e kaluar në provincën e Cuneos.

Pas

Vrau në Krujë vëllezërit Bardhi pasi i plagosën vëllanë, Gjykata e Tiranës dënon me burgim të përjetshëm Roland Pulën

Para

Trump emëron Scott Bessent për të udhëhequr Departamentin e Thesarit në SHBA

Para
Trump emëron Scott Bessent për të udhëhequr Departamentin e Thesarit në SHBA

Trump emëron Scott Bessent për të udhëhequr Departamentin e Thesarit në SHBA

Discussion about this post

 



Të Fundit

5 anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit vriten në sulmet izraelite në Khorramabad

U ekstraduan nga Dubai 2 ditë më parë, lihen në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

Aksident në Sarandë, plagosen dy të rinj (Emrat)

EMRAT/ Shkodër, arrestohen 2 vëllezërit Emiljan dhe Mikelian Filipi. Ishin shpallur në kërkim për kultivimin e 400 bimëve narkotike (video)

Jepte me fajde paratë që depozitoheshin në Exchange, procedohet pronarja 72-vjeçare. Policia sekuestron 500 mijë euro (FOTO)

Policia e Lezhës kontrolle për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Shëngjinit

Izraeli sulmon kompleksin kërkimor bërthamor të Isfahanit në Iran

Kurti lajmëroi ndërtimin e 2 urave mbi Ibër, KFOR: Vijojmë me prezencën ushtarake dhe patrullimet përreth

Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë përfituese sipas vendimit të qeverisë

Operacioni “Valiasi” në Tiranë – Kapen në flagrancë 5 persona me 5.3 kg Cannabis Sativa

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.