Fiqiri Meçe, babai i 14-vjeçarit që mbeti i plagosur rëndë me thikë në sherrin ku humbi jetën shoku i tij Martin Cani, ka rrëfyer se kanë qenë dy persona që kanë goditur djalin e tij dhe Martinin. Ai tregon dhe emrin e personit tjetër që sipas tij ka goditur Martinin dhe djalin e tij. Sipas tij ai është K. B një shok i autorit të dyshuar. 14 vjeçari M.P ndodhet i arrestuar në kushte spitali ku po merr ndihmën mjekësore. Në një intervistë televizive Fiqiru rrëfen se autori tjetër i dyshuar kishte një thikë më të vogël se mjeti prerës që mbante M duke shtuar se e ka goditur disa herë në trup djalin e tij.
Fiqiri Meçe:
Djali nuk është më mirë, por nga reanimacioni ka dalë, por është akoma në stres e në panik, goditjet janë shumë të thella, krahun e majtë pothuajse e ka të paralizuar, po i bëjmë fizioterapi në mënyrë private se nga spitali nuk po na ofrojnë asgjë, as psikolog as fizioterapi. Mjekët na kanë thënë që nuk do ketë ndërhyrje të dytë deri sa të shohin gjendjen në vazhdim. Thika i ka prekur mëlçinë dhe djali është në intubim dhe nuk e dimë se sa do ta zgjasim. Për momentin do ta marrë aty ndihmën mjekësore pastaj kam në plan ta lëviz jashtë sepse nuk e di se sa kohë do të duhet që me pesë plagë në trup të bëhet ai që ka qenë. Ne jemi komshinj me babain e Martinit dhe fëmijët njiheshin që të vegjël, shokë në ekip. Kur shkonin në ndeshje, gjithmonë i merrja unë te dy, ishin të pandarë, ishin si vëllezër, vishnin rroba njësoj. Kur kishin një debat e kuptoja, se vishnin rroba të ndryshme. Martini vinte rrinte tek shtëpia ime, merrte djalin shkonin tek shtëpia e tij. Bënin edhe not për zgjatje.