Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Lezhës, ku dy automjete janë përplasur, duke lënë të plagosur 3 persona.
Mësohet se në zonën e njohur si Ishull- Lezhë janë përplasur automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin T. K., me automjetin tip “Golf” me drejtues shtetasin J. B.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri në automjetin tip “Benz”.
Dy prej tyre ndodhen në gjendje më të rëndë dhe janë transportuar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim mjekësor. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
7169929c-4785-415d-954f-1d0cf43984c3 19c9f7f4-c2c9-4c6a-b2b8-af194e151b49