09:24 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gjykata e Fierit sekuestron mbi 1 mln euro pasuri të financuesit të laboratorit të kokainës në Frakull

12:34 | 27/11/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjykata e Fierit sekuestron mbi 1 mln euro pasuri të financuesit të laboratorit të kokainës në Frakull

Gjykata e Fierit sekuestron mbi 1 mln euro pasuri të dyshuara si të ardhura nga krimi.

Këto pasuri i përkasin Nikolin Gjolenës, i cilësuar nga SPAK edhe si financuesi i organizatës së narkotrafikut, që po ngrinte laboratorin e kokainës në Frakull të Fierit.

Gjolena mori 12 vite burgim nga procesi në GJKKO në 25 Qershor 2024. Në total për 11 anëtarët e organizatës u dhanë 89 vite burgim nga Gjykata e Posaçme. Me 10 vite u dënua edhe ish-kryekomunari i Frakullës, Viktor Çervanaku.

Sipas dosjes hetimore dhe përgjimeve të realizuara dhe zbardhura për operacionin e vitit 2022, Nikolin Gjolena konsiderohej edhe si financues i blerjes së lëndës narkotike. Madje komunikonte edhe me një oficer policie, duke i dërguar kontaktin.

Komunikimet realizoheshin me kode dhe sipas SPAK, Gjolena komunikonte me efektivin dhe ky më tej me ish-kryekomunarin e Frakullës, Viktor Çervanaku. Në dosje janë të përfshirë edhe shtetas kolumbianë, që do bënin kimistin për të ekstraktuar kokainën nga plehu kimik ku ishte kamufluar.

Droga ishte vendosur prej muajsh në portin e Tivarit, derisa organizata në fjalë mori përsipër 24 tonë pleh kimik, të përzierë me 430 kilogramë kokainë. Operacioni u drejtua nga DEA amerikane, që e kishte ndjekur anijen që nga nisja në Amerikën e Jugut dhe deri në mbërritjen në Malin e Zi, me dorëzim të kontrolluar.

Etiketa: GJKKOsekuestro
Pas

DOSJA/Preferenca për armët që përdornin në vrasje, zbardhet biseda mes Snajperistit dhe biznesmenit

Para

Berisha i rikthehet menjëherë detyrës pas lirimit, Bardhi njofton mbledhjen e grupit të PD në selinë blu

Para
Berisha i rikthehet menjëherë detyrës pas lirimit, Bardhi njofton mbledhjen e grupit të PD në selinë blu

Berisha i rikthehet menjëherë detyrës pas lirimit, Bardhi njofton mbledhjen e grupit të PD në selinë blu

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen sot në Bruksel, në qendër të diskutimeve konfliktet në Lindjen e Mesme dhe rikthimi i palëve në tryezën e negociatave

Sulmet e SHBA në Iran, JD Vance: Nuk po bëjmë luftë kundër tyre, por kundër programit bërthamor

Izraeli shkatërron avionët dhe aeroportet e Iranit

Çfarë po ndodh me Iranin? Izraeli vijon sulmet, por Teherani lëshon vetëm një raketë gjatë natës

Trump shtyn nisjen drejt samitit të NATO-s

Mbi 30 orë flakë në Pilur, Himarë,zjarri rrezikon të përhapet drejt Porto Palermos

Rritet bilanci i viktimave nga sulmi kamikaz në një kishë në Damask

Detyrimet tatimore dhe vendore, bizneset do njoftohen edhe përmes e-Albania

Lufta Rusi-Ukrainë/ Vijojnë sulmet ruse në territoret ukrainase, pesë të vrarë

PPP e sterilizimit drejt mbylljes, kosto reale arriti në 53% më shumë se kontrata e lidhur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.