08:59 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përkeqësohet moti në veri të vendit, si paraqitet situata në qarkun e Shkodrës

10:19 | 29/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përkeqësohet moti në veri të vendit, si paraqitet situata në qarkun e Shkodrës

Reshje intensive shiu kanë prekur disa zona të qarkut të Shkodrës në 24 orët e fundit, me shkarkime të shumta, por autoritetet lokale kanë deklaruar se nuk ka rreziqe të menjëhershme për përmbytje. Sipas DrUK Lezhë, reshjet e shiut në rajon kanë arritur rreth 40 mm. Me gjithë intensitetin e reshjeve, rrjetet e kullimit, argjinaturat dhe Diga Shtoder nuk kanë paraqitur probleme. Nivelet e ujit të Liqenit të Shkodrës, Lumit Buna, Lumit Drin dhe prurjet e Lumit Kir janë të ulëta dhe nuk paraqesin rrezik për përmbytje.

Hidrovoret Vilu dhe Ças po funksionojnë pa probleme, me ekipet në gatishmëri për të siguruar monitorimin e vazhdueshëm. Struktura të Mbrojtjes Civile të Bashkive përkatëse nuk kanë raportuar situata problematike, ndonëse reshjet kanë qenë të forta. Po ashtu, Drejtoria Rajonale e Rrugëve (DRV) në Shkodër ka konfirmuar se deri tani nuk ka pasur probleme në akset rrugore që mbulon.

Sa i përket furnizimit me energji elektrike, nuk janë raportuar ndërprerje të energjisë dhe furnizimi po vijon normalisht.

Puna për pastrimin e rrugëve vazhdon. Në akset kryesore si Lot 1, H.Hoti – Tamare, Tamare – Vermosh, dhe Boge-Theth, janë raportuar rënie gurësh dhe inertesh, por operacionet e pastrimit janë realizuar dhe rrugët janë të pastruara. Qarkullimi i automjeteve është normal dhe i pandërprerë. Punonjësit dhe makineritë janë në terren dhe po monitorojnë situatën.

Etiketa: Shkoder
Pas

80-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit dhe institucioneve homazhe te Varrezat e Dëshmorëve

Para

Vau i Dejës/ Zbulohen qindra rrënjë kanabisi brenda godinës së braktisur, në pranga 62-vjeçari, procedohen 3 punonjës të OSHEE

Para
Vau i Dejës/ Zbulohen qindra rrënjë kanabisi brenda godinës së braktisur, në pranga 62-vjeçari, procedohen 3 punonjës të OSHEE

Vau i Dejës/ Zbulohen qindra rrënjë kanabisi brenda godinës së braktisur, në pranga 62-vjeçari, procedohen 3 punonjës të OSHEE

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tiranë/ Lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit, vetëm dëme materiale

Shirat e mesnatës ndihmojnë në shuarjen e zjarreve në Drenovë, situata tashmë nën kontroll

Sarandë/ Vuri zjarr në kodrat e fshatit Borsh, arrestohet piromani

Ukraina zgjeron prodhimin ushtarak, Zelensky: Duhet t’i kundërvihemi forcave ruse

Merz pranon kritikat: Evropa duhet të kishte bërë më shumë për mbrojtjen, me SHBA po përpiqemi t’i japim fund luftës në Ukrainë

Netanyahu konfirmon arritjen e armëpushimit në Siri: Kemi krijuar një politikë të qartë

Mavijosjet në dorë dhe ënjtja në këmbë, Shtëpia e Bardhë sqaron gjendjen shëndetësore të Trump

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.