22:53 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vau i Dejës/ Zbulohen qindra rrënjë kanabisi brenda godinës së braktisur, në pranga 62-vjeçari, procedohen 3 punonjës të OSHEE

10:28 | 29/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vau i Dejës/ Zbulohen qindra rrënjë kanabisi brenda godinës së braktisur, në pranga 62-vjeçari, procedohen 3 punonjës të OSHEE

Ka përfunduar me sukses operacioni policor i koduar “Godina”, i cili ka çuar në zbardhjen dhe shkatërrimin e një aktiviteti të paligjshëm të kultivimit të bimëve narkotike në një ambient të braktisur në fshatin Dush, në territorin e Vaut të Dejës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një godinë të braktisur që dyshohej se ishte përshtatur për kultivimin e kanabisit, Policia ka gjetur një sasi të konsiderueshme të bimëve narkotike. Në ambientin e përshtatur u gjetën 578 fidanë të dyshuar si cannabis sativa. Po ashtu, u sekuestruan 103 llamba elektrike, të cilat shërbenin për krijimin e kushteve të duhura për rritjen e bimëve narkotike.

 

 

Në vijim të operacionit, Policia arrestoi në flagrancë elektriçistin F. M., 62 vjeç, ndërsa u proceduan penalisht në gjendje të lirë tre anëtarë të grupit të punës së OSHEE-së që mbulonin zonën.

Ata janë identifikuar si J. D., 41 vjeç, banues në Fushë-Arrëz, I. M., 32 vjeç, banues në Shkodër dhe A. B., 32 vjeç, banues në fshatin Hajmel. Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. Materialet e sekuestruara dhe informacionet e siguruara janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme, ndërsa puna vijon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Etiketa: osheeVau i Dejes
Pas

Përkeqësohet moti në veri të vendit, si paraqitet situata në qarkun e Shkodrës

Para

“Dua më shumë Shqipërinë”/ Koncert në Fier për 80-vjetorin e Çlirimit

Para
“Dua më shumë Shqipërinë”/ Koncert në Fier për 80-vjetorin e Çlirimit

“Dua më shumë Shqipërinë”/ Koncert në Fier për 80-vjetorin e Çlirimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.