“Dua më shumë Shqipërinë” ishte koncerti i madh festiv që u organizua sot në Fier, në teatrin “Bylis” me rastin e festave të nëntorit. Ky koncert bëri bashkë mbi 70 artistë fierakë: orkestrën simfonike te qytetit, Ansamblin “Myzeqeja” dhe Grupin e Këngës Qytetare Fierake.
Pjesë e Repertorit të këtij koncerti ishin këngët më të përzgjedhura të kohërave për atdheun e Shqipërinë, kolonat zanore të filmave me tematike patriotike të sjella nga tenorët e mirënjohur Armando Kllogjeri dhe Andi Turhanaj dhe sopranoja Erinda Agolli. Orkestra simfonike e drejtuar nga dirigjenti i shquar, Oleg Arapi, përcolli tek spektatorët emocione të forta dhe spektakël muzikor.
Koncerti Festiv ishte organizim i Bashkisë Fier nëpërmjet Drejtorisë se Artit dhe Kulturës, që për herë të parë bëri bashkë të gjithë artistët fierakë: këngëtarë, aktorë, instrumentistë dhe valltarë të qytetit të Fier.