11:16 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbulohet vendi nga ku u qëllua biznesmeni Eduart Reçi. Oficeri i policisë hapi zjarr nga shkallët e hotelit. Ja tuneli që përdori autori për t’u larguar

14:16 | 29/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulohet vendi nga ku u qëllua biznesmeni Eduart Reçi. Oficeri i policisë hapi zjarr nga shkallët e hotelit. Ja tuneli që përdori autori për t’u larguar

Zbardhet mekanizmi i vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 13 nëntorit, në rrugën “Faik Konica”, në kryeqytet. Sipas hetuesve vrasja është kryer nga shkallët e emergjencës, sepse ishte i vetmi vend nga ku autori kishte fushëpamje dhe vëzhgonte lëvizjet e shënjestrës së tij, të cilin e qëlloi për vdekje me një plumb në kokë në 50 metra distancë.

Ai është i identifikuar si Shkëlqim Dukaj oficer i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit nr.2 në Tiranë dhe ndodhet prapë hekurave bashkë me të vëllanë që dyshohet si bashkëpunëtor në vrasje. Autori i dyshuar i ngjarjes ka zbritur shkallët e emergjencës dhe ka ndjekur një hotel që ndodhet mes godinës së hotelit dhe lokalit në pronësi të vëllezërve Dukaj. Shfrytëzimi i tunelit ka bërë që autori dhe vëllai i tij të mos filmohen nga kamerat e sigurisë në zonë.

Hetimet kanë zbuluar se vëllezërit Duka e kanë vëzhguar për 6 ditë me radhë biznesmenin derisa e ekzekutuan. Shkëlqim Dukaj ka bërë edhe një tentativë tjetër për ta vrarë mbrëmjen e 8 nëntorit, por plumbi nuk e ka kapur Eduart Reçin. Ai nuk ka ngritur dyshime, pasi në zonë janë hedhur fishekzjarre që të shmangej vëmendja nga zhurma në momentin kur do të qëllohej mbi Reçin.

Sipas prokurorisë vëllezërit Duka ishin në konflikt me biznesmenin për një pronë. Policia dhe grupi hetimor kanë dokumentuar në detaje dinamikën e ngjarjes dhe gjatë kontrolleve në lokalin e vëllezërve Dukaj sekuestruan jelekë antiplumb, armë zjarri dhe pajisje të tjera të paligjshme por ende nuk është gjetur arma e përdorur në krim.

 

 

Pas

Aksident në Korçë, përfshihen tre mjete! Pamjet nga vendngjarja

Para

Nis ndërtimi i Kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë, Rama, Manastirliu dhe Mogherini inspektojnë punimet nga afër

Para
Nis ndërtimi i Kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë, Rama, Manastirliu dhe Mogherini inspektojnë punimet nga afër

Nis ndërtimi i Kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë, Rama, Manastirliu dhe Mogherini inspektojnë punimet nga afër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Protestat e studentëve vijojnë në Beograd dhe qytete të tjera, policia hoqi të gjitha bllokadat gjatë natës

Dosja Partizani, shtyhet gjyqi në GJKKO për Berishën dhe Malltezin. Seanca e radhës më 21 korrik

Dyshime për shkelje të barazisë në tendera, kreu i KPP Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK

Trafik mjetesh lundruese në detin Jon, arrestohet 23-vjeçari në Sarandë

Merr flakë makina në Rrugën e Arbrit, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët

Qendra e propagandës së Putinit në Berlin? Qeveria gjermane paguan taksë 70 mijë euro në vit

Itali/ Shpërthim në një ndërtesë në Torino, 5 të plagosur! Dy fëmijë në gjendje të rëndë

Procesi për ‘Partizanin’ në GJKKO nis sot, Jamarbër Malltezi: Gjueti shtrigash me urdhër të kryeministrit

Pamje apokaliptike nga Turqia! Flakët dhe zjarri ‘pushtojnë’ tokën dhe qiellin në Izmir

Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.