Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 19:30 minuta në fshatin Zhupan të Fierit.
Një 36-vjeçar dyshohet se është vetëvarur. Rasti po hetohet.
“Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në fshatin Zhupan, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në banesën e tij, shtetasi M. I., rreth 36 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.