02:37 | 14/01/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Paralajmërimet për kërcënim kritik nga programi bërthamor i Teheranit, Irani dhe fuqitë evropiane pajtohen që të vazhdojnë dialogun

08:35 | 30/11/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Paralajmërimet për kërcënim kritik nga programi bërthamor i Teheranit, Irani dhe fuqitë evropiane pajtohen që të vazhdojnë dialogun

Irani dhe tri fuqi evropiane janë pajtuar që të vazhdojnë dialogun “në një të ardhme të afërt” pas takimit në Gjenevë, teksa zyrtarët e inteligjencës kanë paralajmëruar se përhapja bërthamore e Teheranit paraqet “kërcënim kritik”.

Negociatorët nga Irani dhe i ashtuquajturi grupi i E3 (Britania, Franca dhe Gjermania) u takuan në Zvicër për të diskutuar për një sërë çështjesh, përfshirë zgjerimin e programit bërthamor të Iranit, mbështetjen e tij ushtarake për Rusinë dhe konfliktet në Lindjen e Mesme.

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, shkroi në X më 29 nëntor se bisedimet në Zvicër u përqendruan në zhvillimet e fundit dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare, “veçmas në çështjet bërthamore dhe heqjen e sanksioneve”.

“Ne jemi të përkushtuar që të ndjekim interesat e popullit tonë dhe preferenca jonë është rruga e dialogut dhe angazhimit”, tha ai.

Ndaras, shefat e spiunazhit të Britanisë dhe Francës kanë ngritur alarmin lidhur me lidhjet mes Iranit dhe Rusisë dhe zhvillimi të programit bërthamor të Iranit.

Takimi në Gjenevë u mbajt një javë pasi Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore miratoi një rezolutë kundër Iranit.

Sipas rezolutës, kjo agjenci obligohet të përgatis një vlerësim “të përditësuar dhe gjithëpërfshirës” sa i përket zgjerimit të programit bërthamor të Iranit, përfshirë përpjekjeve paraprake dhe aktuale për zhvillimin e një bombe bërthamore.

Në përgjigje të miratimit të rezolutës, Irani njoftoi se ka nisur pasurimin e uraniumit përmes mijëra centrifugave të avancuara që i ka në uzinat bërthamore në Fordo dhe Natanz.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore tha se Irani do ta pasurojë uraniumin në 5 për qind pastërti, edhe pse shteti ka pasuruar uraniumin deri në 60 për qind pastërti me centrifuga më pak të avancuara./REL

Pas

Reshje dëbore në zonat malore dhe temperatura nën zero, ja si pritet të jetë moti ditën e sotme

Para

Dita juaj do të ndahet në periudha të ndryshme, zbuloni parashikimin e yjeve për sot

Para
Horoskopi 24 shtator 2023, ja parashikimi i shenjave për sot

Dita juaj do të ndahet në periudha të ndryshme, zbuloni parashikimin e yjeve për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 



Të Fundit

Furnizimi me energji elektrike nga moti i keq, reagon Balluku

Biznesmeni u ekzekutua pranë shtëpisë, zbulohen detaje të reja rreth vrasjes së Bujar Nasufit! Në motorin e autorit u gjet një armë zjarri

Viktima, 30 vjeç! Policia jep detaje nga vrasja në autostradën Fier-Vlorë: Është qëlluar me armë zjarri teksa po lëvizte me makinë

Atentat me arme në Vlorë qëllohet mbi një makine, humb jeten 30 vjeçari Kristian Marku

‘Kush është ai bir k*rve që ka korruptuar McGonigal’, Ndoka: Ja çfarë ka thënë Trump për Ramën…

Gjendet pa shenja jete 81-vjeçari në Tiranë, detajet e para

Takimi mes Trump dhe Putin? Ministri serb: Të gatshëm të ndërmjetësojmë takimin

Ironizon Vasili: PD dhe PL janë bashkë, jo si disa ‘opozitarë’ të dyfishtë që luajnë me dy porta

Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico e fton Zelenskyn për bisedime për transitin e gazit

Atentati ndaj Bujar Nasufit, gjendet tek “Kodra e Diellit 2”, një motorr i djegur

© Copyright 2024, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2024, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.