Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabichvili, kritike e madhe e partisë në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane, e ka quajtur Parlamentin e vendit si të jashtëligjshëm dhe është zotuar se do ta mbajë postin e presidentes edhe pasi t’i ketë mbaruar mandati në dhjetor.
Ndërkohë, Uashingtoni njoftoi se e ka shkëputur “partneritetin strategjike” me Gjeorgjinë.
Gjeorgjia është duke u përballur me trazira prej zgjedhjeve parlamentare në tetor – të cilat i fitoi partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane – por me opozitën dhe qeveritë perëndimore që argumentuan se votimi u përshkrua me shkelje dhe me ndikim rus.
Zurabishvili tha më 30 nëntor se Parlamenti “ilegal” nuk ka të drejtë ta zgjedhë pasardhësen e saj pas përfundimit të mandatit të saj në dhjetor dhe u zotua se do ta mbajë postin.
“Nuk ka Parlament legjitim, dhe për rrjedhojë, një Parlament jolegjitim nuk mund ta zgjedhë një president të ri”, tha Zourabichvili. “Prandaj, asnjë inaugurim nuk mund të ndodhë, dhe mandati im vazhdon deri sa të formohet një Parlament i zgjedhur në mënyrë legjitime”, shtoi ajo, duke krijuar një përplasje të mundshme me Ëndrrën Gjeorgjiane.