13:03 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lejuan ndërtime pa leje në zonën e mbrojtur të Patokut, prokuroria e Lezhës çon në gjykatë dosjen për ish drejtorin e IMT-së Kurbin, ish kryeinspektorin e IKMT-së e 6 të tjerë

10:17 | 02/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lejuan ndërtime pa leje në zonën e mbrojtur të Patokut, prokuroria e Lezhës çon në gjykatë dosjen për ish drejtorin e IMT-së Kurbin, ish kryeinspektorin e IKMT-së e 6 të tjerë

Prokuroria e Lezhës mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen penale për ndërtimet pa leje në zonen e Patokut në Kurbin. Në lidhje me këtë çështje organi i akuzes ka marrë të pandehur 8 përsona mes të cileve dhe ish-drejtorin e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Flori Gjini dhe ish-kryeinspektorin vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kurbin Jetmir Mxhika.

Ndaj tyre dhe 5 zyrtarë të tjerë konkretisht Xhevalin Fufi, Ndoc Pjetri, Shan Preçi, Rivelino Ismajlaj dhe Artuar Përdoda është ngritur akuza e “Shpërdorimit të Detyres” e kryer në bashkapunim, pasi kanë lejuar ndërtime pa leje në zonen e mbrojtur të Patokut. Ndërsa i pandehur për vepren penale “Ndërtim i Paligjshem” është marrë vetem Nikoll Frangaj. Ndërkohë për 8 përsona të tjere është kërkuar pushimi i hetimeve, pasi organi i akuzes ka dalë në konkluzionin se nuk ka element të vepres penale.

Hetimet në lidhje me këtë çështje janë kryer nga prokurori Arben Nika dhe tashmë do të jetë gjyqtari Lirim Bulica, i cili do të vendose nëse çështja do të kalojë për gjykim themeli në Gjykatën e Lezhës. Proçedimi penal,nr.1012 në lidhje me ndërtimet pa leje në zonen e Patokut në Kurbin u regjistrua në vitin 2023, ku një i moshuar që po hetohej për shtese pa leje i dha indicie prokurorisë për zbulimin e skandalit të ndërtimit pa leje në zonën e mbrojtur të Lagunës së Patokut në Kurbin.

Prokuroria merr te pandehur dhe dergon ne Gjykate
Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.1012 viti 2023 në ngarkim të të pandehurve:
1. Nikoll Frangaj, i akuzuar per vepren penale të “Ndërtimit të paligishëm”, parashikuar nga neni 199/a/4 te Kodit Penal.
2. Flori Gjini, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
3. Xhevalin Fufi, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
4. Ndoc Pjetri, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
5.Jetmir Mxhika, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
6. Shan Preçi, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
7. Artur Perdoda, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
8. Rivelino Ismajlaj, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.

Ndërkohë janë pushuar hetimet në ngarkim të shtetasve Amarildo Tuci, Florgen Gjoka, Françesko Gjoka, Anton Kola, Mario Nikollaj, Bardhok Gijini, Agustin Kola, Fatjon Frangaj për vepren penale të “Ndërtim pa leje” të parashikuar nga neni 199/a 4-25 të K.Penal si dhe është shuar masa e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’ që kishte dhënë gjykata e Lezhës më 5 nëntor 2023

Gjithashtu është kërkuar pushimi i hetimeve ne lidhje me objektin e ndërtuar pa leje në ngarkim të Ded Ulaj, në Lagunen Patokut, Bashkia Kurbin.

Pas

Autonomi në menaxhim, ministrja Manastirliu: Shkolla artistike “Onufri” në Elbasan, së shpejti merr statusin e veçantë

Para

Scholz vizitë në Kiev, rikonfirmon mbështetjen ndaj Ukrainës: Prej 1 mijë ditësh po mbrojnë veten

Para
Scholz vizitë në Kiev, rikonfirmon mbështetjen ndaj Ukrainës: Prej 1 mijë ditësh po mbrojnë veten

Scholz vizitë në Kiev, rikonfirmon mbështetjen ndaj Ukrainës: Prej 1 mijë ditësh po mbrojnë veten

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Dënoj me forcën më të madhe krimin shtetëror ndaj banorëve të Thethit dhe kërkoj ndërprerjen e këtij terrori dhe dëmshpërblimin e të gjitha banesave të prishura

Kukës/ Ushtroi dhunë ndaj babait të tij, arrestohet 31 vjeçari

Tiranë/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”

Hasani takon Zëvendëskryeministren e Ukrainës, riafirmim i mbështetjes së palëkundur të Shqipërisë

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra zjarri, nga të cilat 5 janë ende aktive dhe 1 është nën monitorim

Riaktivizohet zjarri në Drenovë të Mallakastrës/ Zjarrfikësit në terren, situata mbetet e vështirë

Gjirokastër/ Finalizohet operacioni “Attempt 1”/ Arrestohet 40-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

Kryeinspektorja e IKMT në terren: Verifikim për shkelje në ndërtimet në Vlorë

Publikohet udhërrëfyesi i GJK – Spiropali: Vendimet kushtetuese, një gur themeli për shtetin ligjor

Tërmeti me magnitudë 6.7 ballë godet Indonezinë, nuk ka rrezik për cunami sipas autoriteteve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.