Toksinat janë prezente në çdo gjë që na rrethon, në ajër, ujë madje edhe në ushqimin që hamë. Ato grumbullohen në trup nga ushqimi dhe pijet, por edhe përmes lëkurës dhe ajrit që thithim.
Por si ta kuptojmë se organizmi ynë është plot me toksina dhe ka nevojë që të detoksifikohet nga këto lëndë?
Ndjesia e ngopjes dhe fryrjes
Fryrja e barkut është simptoma më e zakonshme e shumë helmit në trup, veçanërisht nëse zgjat për një kohë të gjatë.
Pagjumësia
Toksinat dëmtojnë sasinë e hormonit kortizol që është përgjegjes për gjumin, duke ndikuar negativisht dhe duke shkaktuar pagjumësi.
Era e keqe e gojës
Kur zorrët dhe mëlçia nuk mund të pastrojnë helmet siç duhet, atëherë mund të ketë edhe një erë të pakëndshme nga goja sepse bakteret vendosen në gjuhë.
Ngjyra e gjuhës
Kur gjuha ka marrë ngjyrë të bardhë ose të verdhë, ndodh për shkak të depozitimit të baktereve.
Si të largoni toksinat nga trupi?
Një sauna është një zgjedhje e shkëlqyer sepse një djersë e mirë largon toksinat nga trupi.
Ngrënia e disa ushqimeve gjithashtu ndihmon në pastrimin e toksinave. Këto janë ushqime që lidhin toksinat me vete dhe në këtë mënyrë i ndihmojnë ato të largohen nga trupi. Këto janë koriandër, brokoli, algat… Koriandri thuhet se është një nga pastruesit më të mirë të trupit nga helmet dhe metalet e rënda. Shtojini pothuajse çdo gjëje që përgatitni, sallata etj.