Sot nisi punimet trajnimi “Inteligjenca Artificiale në Zgjedhje” i organizuar nga International IDEA dhe financuar nga Microsoft dhe OpenAI, me mbështetjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë. Trajnimi do të zhvillohet përgjatë tre ditëve dhe marrin pjesë zyrtarë të trupave zgjedhore dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Armenia, Ukraina, Bosnje dhe Hercegovina.