Gjykata e Posaçme anti-korrupsion ka vendosur ditën e djeshme heqjen e masës së sigurisë për gjashtë pedagogët e Universitetit të Elbasanit, të cilët u arrestuan në lidhje me veprën penale të korrupsionit.
Pas heqjes së masës së sigurisë, të gjashtë pedagogët do të kthehen në detyrë.