01:08 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vuçiç nga Brukseli: Nuk jam i interesuar ta njoh Kosovën e as t’i vendos sanksione Rusisë

09:41 | 04/12/2024
në Aktualitet, Kosova, Kryesore, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vuçiç nga Brukseli: Nuk jam i interesuar ta njoh Kosovën e as t’i vendos sanksione Rusisë

Edhe kur ndodhet në vendin që po kërkon vazhdimisht distancimin e Serbisë nga Rusia, presidenti serb Aleksandar Vuçiç vuri në pah nacionalizimin e tij dhe dëshirën për t’u ulur në dy karrige, atë të BE-së dhe të jetë krah Rusisë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha mbrëmë në Bruksel se nuk do të ndryshojë politikën e mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse kushti i BE-së për hapjen e Klasterit Tre është vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, Vuçiç tha se është e rëndësishme që Serbia të përmbushë kushtet që janë vendosur, por se nuk do të ndryshojë politikën e saj për këtë çështje.

“Për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, të gjitha dyert janë të hapura për ne, për të vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe për të njohur Kosovën e pavarur, gjithçka është e mundur, por ne nuk jemi të interesuar, nuk dua të ndryshoj politikën që kemi miratuar. Deri më tani është dëshmuar të jetë një politikë e mirë dhe nuk më intereson shumë kush do të më kritikojë për çfarë”, tha Vuçiç.

 

Ai theksoi se ka qenë shumë gjatë në politikë për të ndryshuar bindjet e tij nën presionin e kujtdo.
“Serbia nuk është një grusht tërshërë që të gjithë po e shantazhojnë dhe kushdo mund ta grabisë. Pra le të bëjnë punën e tyre, ne të bëjmë punën tonë”, tha Vuçiç.

Madje ai shfryëzoi Brukselin për disa deklarata populiste dhe përdhelëse që shkojnë në favor të presidentit rus Vladimir Putin.

Ai theksoi se nuk e ndjek politikën e tij, të cilën nuk do ta ndryshojë, për shkak të interesave të tij personale, por sepse beson se është interes i Serbisë. “Deri tani, ne e kemi udhëhequr vendin në një mënyrë shumë të mirë. Shikoni rezultatet, jo nëse dikush i pëlqen apo jo dikujt. Të gjithë këtu e dinë se Serbia është ekonomia e dytë me rritjen më të shpejtë në Evropë dhe të gjithë na përgëzojnë për këtë”, ka thënë Vuçiç.

Pas

Me masë sigurie për pastrim parash, pranga 31-vjeçarit në Elbasan, i sekuestrohen pasuri me vlerë 136 mijë euro

Para

Përplasja me armë/ Prokuroria e Lezhës jep pretencën për ish-kreun e Njësisë Administrative dhe 43-vjeçarin, ja sa vite burg kërkon

Para
Përplasja me armë/ Prokuroria e Lezhës jep pretencën për ish-kreun e Njësisë Administrative dhe 43-vjeçarin, ja sa vite burg kërkon

Përplasja me armë/ Prokuroria e Lezhës jep pretencën për ish-kreun e Njësisë Administrative dhe 43-vjeçarin, ja sa vite burg kërkon

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.