12:25 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ministeriali i NATO-s, ministri Hasani: Kohezioni, rëndësi kritike për sigurinë në Ballkanin Perëndimor

14:31 | 04/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministeriali i NATO-s, ministri Hasani: Kohezioni, rëndësi kritike për sigurinë në Ballkanin Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, në Bruksel, i pari nën drejtimin e Sekretarit të ri të Përgjithshëm, Mark Rutte, si dhe takimi përmbyllës i një viti të rëndësishëm për Aleancën e Atlantikut të Veriut, që shënoi 75-vjetorin e themelimit të saj. Në ndërhyrjen e  tij, Ministri Hasani ritheksoi përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj Lidhjes Transatlantike, si “gur themeli” të NATO-s.

Ministri bëri me dije se, Shqipëria po investon aktualisht 2.03% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në mbrojtje, me fokus modernizimin e Forcave të Armatosura, ndërsa po punohet për arritjen e 3% të PBB, deri në vitin 20230. Në kuadër të miratimit të raportit dyvjeçar të NATO-s për Ballkanin Perëndimor, ministri Hasani theksoi nevojën kritike për të forcuar kohezionin e NATO-s, veçanërisht në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor, për të kundërshtuar në mënyrë efektive kërcënimet ndërkufitare dhe për të përforcuar aftësitë parandaluese dhe mbrojtëse.

Ministrat e Jashtëm miratuan një sërë dokumentesh për çështje të ndryshme të Aleancës, veçanërisht sa i përket ecurisë së vënies në jetë të vendimeve të rëndësishme të dakordësuara nga Krerët e Shteteve dhe Qeverive në Samitin e Uashingtonit (9-11 Korrik 2024), si edhe nisjes së  përgatitjeve për Samitin e NATO-s në Hagë, në 24-25 qershor 2025.

Në fokus të takimeve, ku ishte e pranishme dhe Përfaqësuesja e re e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, znj. Kaja Kallas ishte dhe vijimi i mbështetjes të vendeve aleate për Ukrainën. Ministrat e Jashtëm aleatë gjatë takimit me homologun e tyre ukrainas z. Andri Sybiha, në formatin e Këshillit NATO-Ukrainë (NUC), theksuan mes të tjerash mbështetjen e plotë për Ukrainën, për sa kohë të jetë e nevojshme në përpjekjet e saj për t’i bërë ballë agresionit të Rusisë.

 

 

Një sesion tjetër iu dedikua situatës në kahun jugor të Aleancës, ku ishte i ftuar dhe Mbreti i Jordanisë, Madhëria e Tij, Abdullah II. Vendet aleate theksuan forcimin e partneriteteve ekzistuese të NATO-s me vendet në krahun e saj Jugor, të ndikuara më së fundi nga konflikti në Gaza, si edhe në dritën e vendimeve të marra nga Liderët në Samitin e Uashingtonit, ku NATO caktoi një Përfaqësues të Posaçëm për Jugun.

Po ashtu, Ministrat e vendeve aleate diskutuan dhe mbi qasjen strategjike të Aleancës ndaj Rusisë, masat e nevojshme që duhen ndërmarrë për adresimin e kërcënimeve të gjithanshme të sigurisë, përfshirë këtu edhe kërcënimet hibride.

Etiketa: Ballkani perendimorIgli HasaniMark Rutte
Pas

Pentagoni: Ushtria amerikane angazhohet në sulme “vetëmbrojtëse” në Siri

Para

Sfida “Supermenit”, loja e rrezikshme në TikTok: AMA: Adoleshentë mos rrezikoni!

Para
Sfida “Supermenit”, loja e rrezikshme në TikTok: AMA: Adoleshentë mos rrezikoni!

Sfida “Supermenit”, loja e rrezikshme në TikTok: AMA: Adoleshentë mos rrezikoni!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kontroll blic në të gjitha burgjet e vendit, u kaluan në “sitë” kartelat e takimeve

Vazhdon ‘vala’ e dorëheqjeve, largohen drejtorët e bashkisë së Roskovecit dhe 5 administratorët

Trump vendosi t’i japë më shumë armë Ukrainës, reagon Kremlini: Ky është biznes

Vrasja e Renis Dobrës, policia jep detaje nga krimi i rëndë: Kush janë 4 autorët e dyshuar të krimit

Të paktën dy të vdekur në sulmin e ri rus me 400 dronë dhe raketa balistike në Ukrainë

Berisha ngre alarmin: Kartelet e drogës mund të përfaqësohen në delegacionet e BE-së, për shkak të lidhjeve me Ramën

Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, ndërron jetë 21-vjeçarja shqiptare në Gjermani

Rrëzohet mocioni i mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Berisha: Shqipëria është kthyer në narko-shtetin e parë në Europë dhe një prodhues masiv emigrantësh

Situata me zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra, 3 ende aktive

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.