11:33 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Nga shpërthimi në Zubin Potok te sulmi i Banjskës, kryeministri Albin Kurti zbardh diskutimet nga takimi me O’Brien

14:53 | 04/12/2024
në Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga shpërthimi në Zubin Potok te sulmi i Banjskës, kryeministri Albin Kurti zbardh diskutimet nga takimi me O’Brien

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Bruksel me me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, me të cilin ka biseduar për sulmin e 29 nëntorit në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

Kurti, sipas njoftimit për media, ka ndarë me zyrtarin e lartë amerikan detaje për sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës.

“Sulmi i 29 nëntorit, ishte sulm mbi popullsinë civile meqë përmes tij u rrezikua që më shumë se gjysma e popullatës së vendit të mbeten pa energji elektrike dhe pa ujë”, tha Kurti.

Sulmi në Varragë të Zubin Potokut është dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, deklaroi ditë më parë se pavarësisht se është ende herët të dihet fajtori, në këtë fazë “nuk mund të përjashtohet asnjë grup apo shtet”.

Kosova ka fajësuar për sulmin Serbinë, por Beogradi ka mohuar përfshirjen dhe e ka dënuar atë.

Kurti i tha O’Brienit se sulmi në Zubin Potok ishte sulmi i dytë “në shkallë të madhe ndaj sigurisë kombëtare, pas sulmit paramilitar më 24 shtator 2023 në Banjskë, që për qëllim kishte aneksimin e veriut të vendit dhe ku mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës, dhe sulmin më të madh dhe më serioz ndaj infrastrukturës kritike, që për qëllim kishte ndërprerjen apo vështirësimin e shërbimeve esenciale, si rryma, uji dhe telekomunikimi, dhe çrregullimin e jetës shoqërore, qytetare, ekonomike dhe të institucioneve”. Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Duke folur për sulmin në Banjskë, për të cilin Kosova fajëson Serbinë, Kurti tha se është i rëndësishëm “arrestimi dhe ekstradimi i Millan Radoiçiçit”, i cili, sipas tij, “vazhdon të paraqesë rrezik për sigurinë e vendit dhe të rajonit për sa kohë që endet i lirë në Serbi dhe ka mbështetjen e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe aparatit shtetëror atje”.

Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, ka marrë përgjegjësinë për sulmin e shtatorit të vitit të kaluar. Më 11 shtator 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave, përfshirë kundër Radoiçiçit, të cilët akuzohen për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të tjera të rënda penale, por vetëm tre prej tyre gjenden në Kosovë.

Radoiçiç gjendet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar për lidhjet me krimin e organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionin. Në Kosovë, ai gjithashtu lidhet me vrasjen e një politikani opozitar serb, si dhe me frikësimin e dëshmitarëve në një proces gjyqësor për disa ndërtime ilegale.

Autoritetet gjyqësore në Serbi, shtet që po kryen hetime për sulmin në Banjskë – ka thënë se së shpejti do të merret një vendim për ngritjen ose jo të një aktakuze ndaj Radoiçiqit sa i përket sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit./REL

Pas

Projektligji “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, Karamata: Përafrim me legjislacionin e BE-së

Para

Tirana humbet tre titullarë, bardheblutë shkojnë të gjymtuar drejt Korçës

Para
Tirana humbet tre titullarë, bardheblutë shkojnë të gjymtuar drejt Korçës

Tirana humbet tre titullarë, bardheblutë shkojnë të gjymtuar drejt Korçës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vau i Dejës, japin dorëheqjen tre nënkryetarë, pesë administratorë dhe të gjithë drejtorët e bashkisë

Urdhri i kryeministrit, vijojnë dorëheqjet e drejtorëve dhe administratorëve të disa bashkive në vend

Situata e zjarreve në vend/ 4 vatra ende aktive, mbi 290 ha të djegura

E rëndë në Koplik/ Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari aksidentohet dhe humb jetën

Rreh gruan dhe 2 familjarë të saj, arrestohet tropojani

Zjarri përfshin një banesë dykatëshe në Fier raportohen vetëm dëme materiale(PAMJE)

Ilir Beqja prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet

Godina e fundit për t’u shembur, për herë të parë do të përdoret shpërthim me tritol në Theth

Ministri i Jashtëm rus Lavrov takim me Xi Jinping, diskutime për kontaktet dypalëshe dhe vizitën e Putin në Kinë

Ultimatumi i kryeministrit për bashkitë, japin dorëheqjen kryetarët e njësive administrative në Belsh dhe Prrenjas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.