12:58 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Indeksi global/ Pensionistët shqiptarë më të palumturit nga grupet e tjera të popullsisë

07:49 | 05/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbardhet vendimi i qeverisë, të gjitha pensionet do të indeksohen me 4.1 për qind! Ja kategoritë përfituese dhe kur merren pagat e reja

Në raport me grupet me te reja të popullatës, pensionistët shqiptarë janë më të palumturit. Indeksi global i lumturisë i renditi pensionistët shqiptare në vendin e 100 në 143 vende të botës për 2024. Në indeksin e përgjithshëm ku përfshihen të gjitha grup- moshat Shqipëria zuri vendin e 87 në 143 vende.

Në grup-moshën 60+ Shqipëria kishte renditje të dobët, e duke lënë pas vetëm vendet e Afrikës.
Pensionistët shqiptare janë më të palumtur edhe në krahasim me grup moshat e tjera të popullsisë, të rinjtë dhe mosha e mesme (shiko tabelën e mëposhtme). Indeksi tregoi se në vitin 2023 pensionistët shqiptarë kIshin nivele lumturie më të ulëta se në vitin 2006.
Indeksi tregoi se në të gjitha vendet në Evropën Qendrore dhe Lindore ata 60 vjeç e lart janë më pak të lumtur.

Hulumtimet nga paketa globale për lumturinë kanë treguar se pabarazia e mirëqenies ka një efekt më të madh në lumturinë e përgjithshme sesa pabarazia e të ardhurave. Pabarazia në shpërndarjen e lumturisë pasqyron pabarazitë e aksesit në mirëqenie, duke përfshirë të ardhurat, arsimin, kujdesin shëndetësor, pranimin social, mjediset sociale mbështetëse në familje, etj.

 

Në moshën mbi 60 vjeç pasojat e mungesës së mirëqenies dhe problemet shëndetësore janë më të mëdha. Vendet me sisteme të forta të shëndetësore dhe mbrojtje sociale kanë një nivel më të lartë të lumturisë për grup moshën mbi 60 vjeç.

Nga ana tjetër një seri kërkimesh dhe studimesh sugjerojnë se, ndërsa njerëzit plaken, përgjithësisht i kushtojnë më shumë rëndësi aspekteve pozitive të jetës. Kjo shpjegon se pse vlerësimet e jetës rriten me moshën. Por nëse mosha e tretë përballet me probleme akute, si gjendje jo e mire shëndetësore dhe të ardhura të pamjaftueshme i pengon ata të perceptojnë gjërat pozitive të jetës.

Pensionistët shqiptare aktualisht jetojnë në varfëri për shkak të ardhurave të ulëta, të cilat janë nën nivelin relativ të varfërisë 6.7 USD në ditë.
Në Shqipëri personat mbi 49 vjeç janë më të palumtur se 15 vite më parë. Në total shqiptarët ishin më të palumturit në Europë pas turqve në vitin 2024./Monitor/

Pas

Vranësira mesatare deri të dendura, në lartësitë mbi 800-900m reshje bore, ja si do të jetë moti sot

Para

Mediu vijon vizitën në SHBA, takim me të nominuarin e Trump si Këshilltar për Sigurinë

Para
Mediu vijon vizitën në SHBA, takim me të nominuarin e Trump si Këshilltar për Sigurinë

Mediu vijon vizitën në SHBA, takim me të nominuarin e Trump si Këshilltar për Sigurinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani nis valë të re raketash drejt Izraelit, SHBA forcon praninë ushtarake

Alarm në Aeroportin e Athinës: Tym në kabinë, avion Airbus me 150 pasagjerë kryen ulje emergjente

Trafik droge, dhunë dhe aksidente në Tiranë,disa persona arrestohen në orët e fundit

Kina evakuon mijëra qytetarë nga Irani dhe Izraeli

Izraeli paralajmëron reagim të fortë: Ministri i Mbrojtjes thotë se Ajatollah Khamenei nuk mund të qëndrojë më në pushtet pas sulmeve iraniane

Ministri i Jashtëm i Iranit viziton Stambollin gjatë fundjavës

Përplasjet brenda BE mbi konfliktin Izrael-Iran: Von der Leyen nën kritika për qëndrimin e saj

Ministri rus i Ekonomisë pranon: Rusia po përballet me rrezikun e një recesioni

Sulmet iraniane shkaktojnë pesë të plagosur rëndë në Tel Aviv

Irani akuzon OKB-në: Po veproni si aleat i Izraelit!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.