05:42 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Aksionet globale përballen me trazirat politike në Korenë e Jugut dhe në Francë

08:14 | 05/12/2024
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aksionet globale përballen me trazirat politike në Korenë e Jugut dhe në Francë

Aksionet në të gjithë botën pësuan luhatje, pasi tregjet reaguan mbi trazirat politike në Korenë e Jugut. Të martën në mbrëmje presidenti Yoon Suk Yeol vendosi ligjin ushtarak, por e shfuqizoi disa orë më vonë. Ndërsa në Francë, vota e mosbesimit me të cilën pritet të përballet kryeministri Michel Barnier vuri ecurinë e euros në qendër të vëmendjes.

Në Korenë e Jugut, ekonominë e katërt më të madhe të Azisë, ligjvënësit i kërkuan presidentit të japë dorëheqjen ose të përballet me pasojat e gjykimit. Kriza bëri, që indeksi standard i Koresë së Jugut KOSPI (.KS11), të pësojë rënie me 1.4%, duke i çuar humbjet mbi 7% dhe duke e bërë atë tregun e aksioneve me performancë më të keqe në Azi këtë vit.

 

Nga ana tjetër, indeksi më i gjerë i aksioneve të MSCI-së të Azi-Paqësorit jashtë Japonisë (.MIAPJ0000PUS), i cili përfshin Samsung Electronics si një nga përbërësit kryesorë të tij, ishte kryesisht i pandryshueshëm. Shumica e tregjeve aziatike, përveç Koresë së Jugut, u rritën. Monedha e Koresë së Jugut, won, e nxitur nga ndërhyrjet e dyshuara të bankës qendrore, ishte e qëndrueshme, por mbeti pranë nivelit të ulët dy-vjeçar kundrejt dollarit.

Ministria e financave e Koresë së Jugut tha se ishte e gatshme të shpërndante likuiditet të pakufizuar në tregjet financiare. Regullatori financiar ishte i gatshëm të derdhte 10 trilionë won (7.1 miliardë dollarë) në një fond stabilizimi për tregun e aksioneve. “Ligji ushtarak në vetvete është shfuqizuar, por ky incident krijon më shumë pasiguri në peizazhin politik dhe ekonominë,” tha ekonomisti i ING, Min Joo Kang.

Ndërkohë, në Europë, aksionet (.STOXX) u rritën me 0.2% dhe euro u tregtua pranë nivelit më të ulët të dy viteve, përpara votimit të mosbesimit në Francë, ku CAC 40 u rrit me 0.4%. Ligjvënësit francezë do të votojnë për mocionet, për të rrëzuar koalicionin e brishtë të kryeministrit, duke thelluar krizën politike në ekonominë e dytë më të madhe të eurozonës. Euro, e tregtuar së fundmi me 1,0501 dollarë, është ulur me 4% që nga fillimi i nëntorit, kur investitorët tashmë po përgatiten për çdo politikë të pritshme tarifore nga administrata e ardhshme e Presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Obligacionet e qeverisë franceze ishin të qëndrueshme.
Kontratat e së ardhmes në Wall Street treguan fitime, me S&P 500 që u rrit 0.2% duke arritur një rekord të lartë.

Trajektorja e politikave të SHBA-së
Larg trazirave politike, investitorët shpresojnë për më shumë të dhëna për të vlerësuar rrugën e politikës, që Rezerva Federale ka të ngjarë të marrë vitin e ardhshëm, me një raport të shumëpritur të punësimit për muajin nëntor pas disa ditësh. Numri i vendeve të reja të punës në SHBA u rrit në mënyrë të qendrueshme në tetor, ndërsa pushimet nga puna ranë në nivelin më të ulët në 1 vit, duke sugjeruar se tregu i punës po ngadalësohet edhe pse një tjetër sondazh tregoi se punëdhënësit hezitonin të punësonin më shumë punëtorë.

Tregjet tani po parashikojnë një mundësi 72% për një ulje prej 25 pikë bazë këtë muaj, me 80 pikë bazë ulje deri në fund të vitit të ardhshëm. Në qendër të vëmendjes tani është kryetari i Fed-it, Jerome Powell, i cili do të japë të mërkurën ato, që pritet të jenë vërejtjet e tij të fundit publike përpara takimit.

Indeksi i dollarit, i cili mat monedhën amerikane ndaj gjashtë rivalëve, u rrit me 0.2% në 106.5.
Dollari australian ra në nivelet më të ulëta të katër muajve, pasi të dhënat çuditërisht të buta ekonomike i shtynë tregjet të afrojnë kohën e mundshme të uljes së normave.

Çmimet e naftës u rritën ndërsa pjesëmarrësit e tregut peshuan tensionet gjeopolitike dhe perspektivën e OPEC+ për të zgjatur kufizimet e ofertës kundrejt kërkesës më të dobët. Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent u rritën 0.2% në 73.82 dollarë për fuçi, ndërsa kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor u rritën me 0.2% në 70.07 dollarë. / Reuters

Etiketa: FranceKorea e Jugut
Pas

Mediu vijon vizitën në SHBA, takim me të nominuarin e Trump si Këshilltar për Sigurinë

Para

Blinken për Ukrainën: Ka vendime të vështira për të marrë në lidhje me mobilizimin

Para
Blinken për Ukrainën: Ka vendime të vështira për të marrë në lidhje me mobilizimin

Blinken për Ukrainën: Ka vendime të vështira për të marrë në lidhje me mobilizimin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.