21:37 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U arrestua dhunshëm, lideri opozitar drejt përmirësimit. SHBA i kërkon Gjeorgjisë ta ndalë brutalitetin

09:41 | 05/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
U arrestua dhunshëm, lideri opozitar drejt përmirësimit. SHBA i kërkon Gjeorgjisë ta ndalë brutalitetin

Një lider opozitar gjeorgjian, i cili u rrah derisa i humbi ndjenjat gjatë arrestimit nga policia, është duke e marrë veten dhe pritet të marrë pjesë në një seancë dëgjimore në gjykatë, tha avokati i tij të enjten. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar fuqishëm përdorimin e dhunës nga partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, kundër njerëzve që po protestojnë për ta kundërshtuar vendimin e Qeverisë për pezullimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Nika Gvaramia, lideri i partisë Akhali, pjesë e Koalicionit për Ndryshim, u arrestua të mërkurën nga policia gjatë bastisjeve që autoritetet i kryen në selitë qendrore të partive opozitare në Tbilisi. Gvaramia u godit në stomak pandërprerë derisa i humbi ndjenjat dhe u tërhoq zvarrë brenda një furgoni policie.

Avokati i tij, Dito Sadzaglishvili, tha të enjten se gjendja shëndetësore e liderit opozitar është e “kënaqshme”. Sadzaglishvili tha se Gvaramia u arrestua për “huliganizëm dhe për shpërfillje të urdhrave policore”, ndërsa seanca gjyqësore për rastin e tij pritet të mbahen brenda 48 orëve nga arrestimi i tij.

Edhe një pjesëtar tjetër i rëndësishëm nga Koalicioni për Ndryshim, Gela Khasaia, u dërgua nga paraburgim gjatë bastisjeve policore. Sekretari amerikan i Shtetit, antony Blinken, e paralajmëroi Qeverinë gjeorgjiane t’i ndalë “taktikat shtypëse, përfshirë arrestimet arbitrare dhe dhunën fizike” gjatë protestave masive.

“Shtetet e Bashkuara e dënojnë fuqishëm dhunën brutale dhe të pajustifikueshëm të Ëndrrës Gjeorgjiane kundër qytetarëve gjeorgjianë, protestuesve, pjesëtarëve të mediave dhe figurave opozitare”, tha Blinken. Në korrik, Shtetet e Bashkuara i pezulluan më shumë se 95 milionë dollarëve ndihmë për Qeverinë gjeorgjiane.

Gjeorgjia është tronditur nga protestat prej kur partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, njoftoi javën e kaluar se do t’i pezullojë bisedimet për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Pavarësisht protestave në rritje, kryeministri Irakli Kobakhidze nuk ka pranuar të zmbrapset dhe ka kërcënuar se do t’i ndëshkojë kundërshtarët politikë, të cilët i akuzon për dhunën që ka ndodhur gjatë protestave.

Avokati i popullit i Gjeorgjisë e akuzoi policinë për torturimin e protestuesve pro-BE-së. Levan Loseliani, roli i të cilit është t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve, tha se ai dhe zyrtarët e tij janë takuar me njerëz që janë “trajtuar ashpër” nga policia. Edhe një pjesëtar tjetër i rëndësishëm nga Koalicioni për Ndryshim, Gela Khasaia, u dërgua nga paraburgim gjatë bastisjeve policore.

Sekretari amerikan i Shtetit, antony Blinken, e paralajmëroi Qeverinë gjeorgjiane t’i ndalë “taktikat shtypëse, përfshirë arrestimet arbitrare dhe dhunën fizike” gjatë protestave masive. “Shtetet e Bashkuara e dënojnë fuqishëm dhunën brutale dhe të pajustifikueshëm të Ëndrrës Gjeorgjiane kundër qytetarëve gjeorgjianë, protestuesve, pjesëtarëve të mediave dhe figurave opozitare”, tha Blinken.

Në korrik, Shtetet e Bashkuara i pezulluan më shumë se 95 milionë dollarëve ndihmë për Qeverinë gjeorgjiane. Gjeorgjia është tronditur nga protestat prej kur partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, njoftoi javën e kaluar se do t’i pezullojë bisedimet për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Pavarësisht protestave në rritje, kryeministri Irakli Kobakhidze nuk ka pranuar të zmbrapset dhe ka kërcënuar se do t’i ndëshkojë kundërshtarët politikë, të cilët i akuzon për dhunën që ka ndodhur gjatë protestave. Avokati i popullit i Gjeorgjisë e akuzoi policinë për torturimin e protestuesve pro-BE-së. Levan Loseliani, roli i të cilit është t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve, tha se ai dhe zyrtarët e tij janë takuar me njerëz që janë “trajtuar ashpër” nga policia.

Protestuesit kanë rrëfyer për Radion Evropa e Lirë brutalitetin e ushtruar nga forcat e sigurisë kundër tyre. “Ata na godisnin në kokë”, tha protestuesja Salome Zandukeli, duke përshkruar se si ajo dhe një mik u ndoqën natën e 2 dhjetorit nga rreth 25 policë në një ndërtesë në qendër të Tbilisit, para se të gjenin strehoheshin në një kafene. Aktivisti Gia Jvarsheishvili i tha Radios Evropa e Lirë se ai u hodh në tokë nga policët që sulmonin dhe u rrah para se të futej me forcë në një furgon policie, ku të arrestuarit u detyruan të shtriheshin dhe u shtypën me këmbë nga policia.

“Papritur ndjeva dhimbje të padurueshme dhe kuptova se isha lënduar. Nuk e dija atëherë, por kisha brinjë të thyer”, tha Jvarsheishvili. Presidentja proevropiane e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, e cila u mban anën demonstruesve, tha në platformën X se shumë nga protestuesit e arrestuar kishin plagë në kokë dhe fytyrë.

Disa prej tyre u rrahën sistematikisht gjatë arrestimit dhe transportimit në qendrat e ndalimit, shtoi ajo. Përdorimi i tepruar i dhunës nga forcat e sigurisë gjeorgjiane kundër protestuesve u përshkrua si “shumë shqetësues” nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili më 3 dhjetor tha se anëtarët e aleancës “i bëjnë thirrje Qeverisë gjeorgjiane të qëndrojë në rrugën drejt integrimit në BE dhe NATO”.

Shumica e gjeorgjianëve mbështesin anëtarësimin në BE, dhe përpjekjet për t’iu bashkuar bllokut janë të mandatuara në Kushtetutën e Gjeorgjisë. Gjeorgjia e mori statusin e vendit kandidatit për BE në dhjetor 2023, por marrëdhëniet me Brukselin janë përkeqësuar muajt e fundit, duke filluar me miratimin e një ligji në stilin rus për “agjentët e huaj,” për të cilin kritikët thonë se kërcënon mediat dhe grupet e shoqërisë civile duke i akuzuar se “u shërbejnë” fuqive të huaja./REL

Pas

Gara për 48 poste drejtuesish: Sot nisin intervistat për shefat e rinj të komisariateve

Para

Bitcoin arrin vlerën e 100 mijë dollarëve, kulmi i tij apo fillimi i një periudhe të re?

Para
Bitcoin arrin vlerën e 100 mijë dollarëve, kulmi i tij apo fillimi i një periudhe të re?

Bitcoin arrin vlerën e 100 mijë dollarëve, kulmi i tij apo fillimi i një periudhe të re?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

OKB mirëpret planet për një raund të ri bisedimesh Rusi-Ukrainë

Gonzato: Reformë zgjedhore deri në 2026, të përfshijë rekomandimet e OSBE-ODIHR! Anëtarësimi kërkon dialog politik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.