03:15 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Më kërkoi 150 mijë euro për të eliminuar…”- Zbardhen emrat e anëtarëve të bandave në Shqipëri që kanë përdorur aplikacionin “Matrix”!

09:52 | 05/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Më kërkoi 150 mijë euro për të eliminuar…”- Zbardhen emrat e anëtarëve të bandave në Shqipëri që kanë përdorur aplikacionin “Matrix”!

Deshifrimi i bisedave në aplikacionin “Matrix” nga Europol pritet të sjellë një valë të re zbardhjesh të ngjarjeve kriminale dhe arrestime.

Shqiptarët duket se kanë qenë përdorues aktivë të këtij aplikacioni siç është zbuluar nga disa dosje hetimore.

Për përdorimin e këtij aplikacioni ka folur edhe Nuredin Dumani, i penduari që ka rrëfyer në SPAK të gjitha krimet dhe porositësit që jepnin shuma marramendëse për eliminimin e armiqve.

“Gjatë komunikimit që kam pasur me Suel Çelën në Matrix më dha një kontakt të një mikut të vet, që ishte i interesuar për eliminimin e pronarit të shkollës Wilson. Më dha kontaktin e këtij personi dhe me këtë person fola disa ditë dhe më kërkoi eliminimin e pronarit të shkollës Wilson për shumën 150.000 Euro”, thuhet në komunikime.

Ardian Sufaj, një 40-vjecar i arrestuar në Shqipëri për llogari të Italisë, si pjesë e një grupi të trafikut të kokainës nga Amerika Latine, në një nga bisedat e tij të zbardhura nga Anti-Mafia italiane shprehej:

“Mund ta jap në dorë … nuk mund ta hapin kurrë … kurrë …duhen 75 vjet për t’i hapur këto dhjetë … Izraelitët janë …100 % të koduar … ata quhen Matrix … kjo është një Matricë …”.

Në një tjetër operacion të Anti-Mafias italiane në nëntor 2023 ku u lëshuan 19 urdhër arreste për trafik ndërkombëtar droge u zbulua sërish përdorimi i “Matrix”.

“Korrierët përdornin celularë të enkriptuar me origjinë shqiptare, të pajisur me sistemin e mesazheve të çastit “Matrix” dhe përdorej për kujdesin për logjistikën dhe lëvizjen e sasive të mëdha të drogës” thuhej në komunikatë. Në atë kohë policia italiane sekuestroi 420 kg kokainë, heroinë dhe hashash ndërsa krahas arrestimeve në Itali u arrestuan në Shqipëri edhe Ardian Korriku, Jurgen Korriku e Etleva Adami.

Etiketa: EuropolNuredin Dumanishqiperi
Pas

Bitcoin arrin vlerën e 100 mijë dollarëve, kulmi i tij apo fillimi i një periudhe të re?

Para

“K’cimi i Tropojës” në UNESCO, Spiropali: Pasuri e çmuar e Shqipërisë, tashmë pjesë e thesareve kulturore të njerëzimit

Para
“K’cimi i Tropojës” në UNESCO, Spiropali: Pasuri e çmuar e Shqipërisë, tashmë pjesë e thesareve kulturore të njerëzimit

“K’cimi i Tropojës” në UNESCO, Spiropali: Pasuri e çmuar e Shqipërisë, tashmë pjesë e thesareve kulturore të njerëzimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.