11:45 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Muçollari: Dështime alarmante të qeverisë në sigurinë ushqimore dhe mjedisore. Buxheti 2025 asnjë parashikim dhe garanci për jetën e qytetarëve

11:21 | 06/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Muçollari: Dështime alarmante të qeverisë në sigurinë ushqimore dhe mjedisore. Buxheti 2025 asnjë parashikim dhe garanci për jetën e qytetarëve

Anëtari i Kryesisë të Partisë Demokratike Grigels Muçollari ka ngritur shqetësime të mëdha në lidhje me sigurinë ushqimore dhe atë mjedisore në vendin tonë. Me anë të një deklarate për mediat, ai ka kritikuar qeverinë, për mungesën e veprimeve konkrete në përmirësimin e këtyre dy sektorëve jetikë.

Muçollari u shpreh se produktet ushqimore janbë të pasigurta, ndërsa kriza e mbetjeve të dyshimta ka nxjerrë në pah dështimin e agjencive shtetërore përgjegjëse. Ai theksoi se buxheti që është miratuar së fundmi nuk parashikon asnjë investim për të siguruar ushqime të bollshme dhe një mjedis të shëndetshëm. PD ka shpallur këto çështje si prioritet të saj, duke premtuar masa konkrete për garantimin e një standardi më të lartë jetese për qytetarët shqiptarë.

DEKLARATA E MUÇOLLARIT:

Shoqëria jonë u përball gjatë këtij viti me dy çështje mjaft të mprehta, si siguria ushqimore, dhe ajo mjedisore.

 

 

Denoncimet tona, zbulimet e mediave, dhe reagimi i qytetarëve treguan se produktet që konsumojmë janë të pasigurta, dhe se Agjencia qeveritare përgjegjëse për këtë sektor, AKU, është jashtë funksionit. Po ashtu, kriza e mbetjeve të dyshimta, që ende nuk është zbardhur, tregoi se nuk kemi siguri mjedisore, dhe se Agjencia qeveritare që mbulon këtë sektor, nuk e bën punën.

Siguria ushqimore dhe siguria mjedisore janë elementët më të rëndësishëm të jetës, të qytetarëve, të fëmijëve, prindërve e familjarëve të secilit prej nesh.

Çfarë kuptimi do të kishte të flisnim për të tjera gjëra të rëndësishme dhe ato, nëse jemi kaq mbrapa në këto dy drejtime?

Edhe pse gjendja është alarmante dhe gjithë shoqëria është e shqetësuar dhe kërkon zgjidhje, qeveria nuk e ka lëvizur gishtin?

Masat që merr një qeveri, dallohen tek buxheti. Në buxhetin që sapo u miratua, rilindja nuk parashikon asnjë përmirësim në sigurinë ushqimore dhe mjedisore.

Asnjë plan, apo vizion për të ofruar këto dy garanci, që janë detyrë e saj dhe përgjegjësi ligjore.

Asnjë shtim fondi për trajnime, për rritje të personelit, për shtim të ekspertizës, për përmirësim të analizës, laboratoreve, për ngritje të kapaciteteve të gjurmueshmërisë, për paisje të reja e të nevojshme.

As edhe një gjë në këtë drejtim.

Qeveria në fund të mandatit, po u thotë qytetarëve se nga ushqimet e dëmshme, dhe nga mbetjet e rrezikshme apo toksike, duhet të ruheni vetë.

Një papërgjegjshmëri kriminale.

Partia Demokratike e ka prioritet sigurinë ushqimore dhe sigurinë mjedisore. Ne po punojmë me ekspertë dhe njohës të fushës, për të ofruar zgjidhje për këtë çështje kaq jetike. Partia Demokratike do të vendosë gjithë burimet e duhura e të nevojshme, që shqiptarët të kenë ushqim të sigurtë, dhe mjedis, e sistem ekologjik të sigurtë.

Pas

Kontrolle banese në shtëpinë e Veliajt dhe familjarëve me kërkesë të prokurorit Ols Dado

Para

BKH sekuestron telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së Veliajt

Para
BKH sekuestron telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së Veliajt

BKH sekuestron telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së Veliajt

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dështon për herë të 47-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Aksident i rëndë në Elbasan/ 62-vjeçari humb jetën, arrestohet drejtuesi i dehur i mjetit

Danimarka gati të financojë dërgimin e sistemeve Patriot në Ukrainë, ministri i jashtëm danez: Po bëjmë pjesën tonë

Dy të mitur të zhdukur në 24 orë në Durrës, policia në kërkim të 17-vjeçares dhe 11-vjeçarit

Vau i Dejës, japin dorëheqjen tre nënkryetarë, pesë administratorë dhe të gjithë drejtorët e bashkisë

Urdhri i kryeministrit, vijojnë dorëheqjet e drejtorëve dhe administratorëve të disa bashkive në vend

Situata e zjarreve në vend/ 4 vatra ende aktive, mbi 290 ha të djegura

E rëndë në Koplik/ Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari aksidentohet dhe humb jetën

Rreh gruan dhe 2 familjarë të saj, arrestohet tropojani

Zjarri përfshin një banesë dykatëshe në Fier raportohen vetëm dëme materiale(PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.