22:01 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

TIMSS 2023, Manastirliu: Krenarë për arritjet e nxënësve në matematikë dhe shkencë

11:42 | 07/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
TIMSS 2023, Manastirliu: Krenarë për arritjet e nxënësve në matematikë dhe shkencë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, tha sot se Shqipëria ka bërë progres në Matematikë dhe Shkencë, sipas vlerësimit ndërkombëtar TIMSS2023.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Manastirliu u shpreh krenare për arritjet e nxënësve tanë në Testimin Ndërkombëtar TIMSS 2023 në Matematikë dhe Shkencë.

“Renditemi në listën e 14 shteteve me rezultate në rritje në Matematikë dhe në listën e 15 shteteve me rezultate në rritje në Shkencë. Rezultatet e TIMSS 2023 janë inkurajuese në rrugën për transformimin e arsimit dhe afrimin me standardet më të mira ndërkombëtare”, tha Manastirliu.

Shqipëria ka shënuar një progres të dukshëm në vlerësimin ndërkombëtar TIMSS 2023, duke përmirësuar rezultatet në Matematikë dhe Shkencë dhe duke u renditur për herë të parë mbi mesataren ndërkombëtare në Matematikë. Ky vlerësim, i cili përfshiu në vendin tonë 200 shkolla dhe 5143 nxënës të klasës së katërt, u zhvillua për herë të parë në format digjital (CBA).

Shqipëria për herë të parë shënoi një rezultat prej 512 pikësh në Matematikë, ose 9 pikë mbi mesataren ndërkombëtare që është 503 pikë. Nxënësit tanë e renditën Shqipërinë në vendin e 33-të nga 58 shtete dhe 5 ekonomi pjesëmarrëse, duke lënë pas vende si Kanadaja, Spanja, Belgjika, Franca, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnjë-Hercegovina, etj.

 

Etiketa: Ogerta Manastirliushqiperia
Pas

Marrëdhëniet speciale SHBA-MB/ Trump do të takohet me Princin William në Paris përpara përurimit të Notre Dame, ja për çfarë do diskutohet

Para

SHBA gati të mbyllë TikTok-un, ja çfarë ndodhi në Indi kur rrjeti social me 200 milionë përdorues u fik përgjithmonë

Para
SHBA gati të mbyllë TikTok-un, ja çfarë ndodhi në Indi kur rrjeti social me 200 milionë përdorues u fik përgjithmonë

SHBA gati të mbyllë TikTok-un, ja çfarë ndodhi në Indi kur rrjeti social me 200 milionë përdorues u fik përgjithmonë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

Papa Leoni XIV: Rajoni i Lindjes së Mesme ka nevojë për paqe, një komb s’duhet ta ngrejë shpatën kundër një tjetri

Erdogan: Me KFOR-in turk në veri të Kosovës, shpresoj për paqe dhe qetësi

Telefonata Macron-Netanyahu: Armëpushimi dhe negociatat bërthamore në fokus

Helikopter rrëzohet pranë Detroitit, pasagjerët shpëtojnë pa lëndime serioze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.