Gjatë pjesëmarrjes në punimet e Komisionit të Venecias, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj Elisa Spiropali, u takua edhe me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Theodoros Roussopoulos.
Në takim ishte e pranishme edhe Kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Klotilda Bushka.
Kryetarja Spiropali dhe Presidenti Roussopoulos diskutuan mbi arritjet e Shqipërisë në thellimin e reformave, të cilat mundësuan nxjerrjen nga lista e vendeve në monitorim, forcimin e shtetit të së drejtës e respektimin e të drejtave të njeriut, luftën kundër korrupsionit, bashkëpunimin rajonal dhe mbi zgjerimin e bashkëpunimit mes Asamblesë Parlamentare dhe Kuvendit.