14:50 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Italia Delight”: Zbuloni Shqipërinë, një perlë e fshehur për turistët italianë

08:35 | 09/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Italia Delight”: Zbuloni Shqipërinë, një perlë e fshehur për turistët italianë

Shqipëria, një destinacion magjepsës në Ballkan, po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet mes turistëve italianë, sipas një artikulli të botuar në revistën italiane “Italia Delight”. Me peizazhet e tij të pacënuara, historinë e pasur dhe kulturën e gjallë, ky destinacion ofron një përvojë unike për ata që kërkojnë një vendpushim ndryshe.

Nga plazhet me ujërat e kristalta deri te malet madhështore, Shqipëria është një thesar që pret të zbulohet! Destinacionet turistike që nuk duhen humbur në Shqipëri

Riviera Shqiptare: Parajsa e Detit Adriatik
Riviera shqiptare, e njohur edhe si “Perla e Mesdheut”, është një vend i mahnitshëm.

 

Vende të tilla si Ksamili me ujërat bruz dhe Saranda, një qytet i gjallë bregdetar, ofrojnë një atmosferë relaksuese të përkryer për pushime.

Parku Kombëtar i Butrintit
Mos harroni të vizitoni Parkun Kombëtar të Butrinti – një vend i trashëgimisë së UNESCO-s, i pasur me histori dhe rrënoja antike.

Malet e Thethit dhe të Valbonës
Për adhuruesit e natyrës, Alpet Shqiptare janë një ëndërr. Fshatrat e Thethit dhe Valbonës ofrojnë peizazhe mahnitëse, rrugë spektakolare ecjeje dhe eksperiencë autentike në njohjen e traditave vendase.

Tirana, kryeqyteti modern dhe dinamik
Tirana, është zemra e Shqipërisë që rreh. Ndër atraksionet kryesore janë Sheshi Skënderbej, Bunk’Art 2, Muzeu Historik i vendosur në një bunker nëntokësor dhe jeta e gjallë e natës në lagjen e Bllokut.

Berati dhe Gjirokastra: Qytetet muze
Këto dy qytete historike njihen si “qyteti i një mijë dritareve” dhe “qyteti i gurit”.

Të dyja vendet janë pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s, dhe ofrojnë një udhëtim në të kaluarën përmes arkitekturës së tyre unike dhe traditave kulturore të ruajtura mirë.

Shqipëria është një destinacion i përkryer për ata që kërkojnë pushime plot aventura, kulturë dhe relaks.
Me bukurinë e saj natyrore, kuzhinën e shijshme dhe komoditetin e ofertave të saj, është koha e duhur për të zbuluar këtë vend të bukur.

Nëse jeni duke planifikuar pushimet verore apo një arratisje dimërore Shqipëria ju mirëpret krahëhapur!

Pas

Biden: SHBA do të bashkëpunojë me partnerët për alternativat në Siri, pas përmbysjes së al-Assadit

Para

Rikthehet debora ne veri, zbardhet edhe Dardha dhe Vithkuqi

Para
Rikthehet debora ne veri, zbardhet edhe Dardha dhe Vithkuqi

Rikthehet debora ne veri, zbardhet edhe Dardha dhe Vithkuqi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryeministri izraelit akuzon Starmer dhe liderët perëndimor, Netanyahu: Jeni në anën e gabuar të historisë! Po inkurajoni Hamasin të luftojë përgjithmonë

Kallas mbyll në Mitrovicë vizitën në Kosovë: Erdha për të parë me sytë e mi situatën

Moti i keq, shkatërrim në jug të Francës! Viktima e të zhdukur/ Goditet dhe Australia

Skandal në Korenë e Veriut, anija luftarake fundoset para syve të Kim Jong-un: Akt kriminal!

Policia intensifikon kontrollet/ Elbasan, vendosen 5631 masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve

Përfundon kursi i lartë i XV i sigurisë dhe mbrojtjes, ministri Vengu: Pjesë e vizionit tonë për FA moderne

Mes tensioneve, SHBA dhe Irani rinisin raundin e pestë të bisedimeve bërthamore në Romë

Nuk ka kontestime, miratohen tabelat përmbledhëse të rezultateve për subjektet zgjedhore në këto zona

Përndoqi një 29-vjeçare, procedohet 42-vjeçari në Korçë

Avancojnë negociatat Rusi-Ukrainë, Moska konfirmon takimin e dytë: Do t’u dorëzojmë një memorandum

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.