05:31 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sali Berisha zbulon datën e protestës së radhës, kreu i PD-së: Do të jetë dita e mosbindjes civile më të fuqishme

12:28 | 09/12/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sali Berisha zbulon datën e protestës së radhës, kreu i PD-së: Do të jetë dita e mosbindjes civile më të fuqishme

Kryetari i partisë Demokratike Sali Berisha në një konferencë për mediat ka deklaruar se më 23 dhjetor do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës.

Berisha në fjalën e tij është shprehur se 23 Dhjetori do të jetë dita e mosbindjes civile më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria deri më sot.

 “Siç e shihni, kjo rezolutë e votuar me unanimitet të plotë në Uashington është një mbështetje e fuqishme jo vetëm për PD-në, por është një mbështetje e fuqishme për çdo shqiptar që aspiron të jetojë në një vend të lirë dhe demokratik, që zhvillon zgjedhje të lira dhe jo në një narkoshtet.
Rezoluta lë mënjanë gjuhën me kuptime, por i thotë gjërat troç, shqip në mënyrë që çdo shqiptar ta kuptojë se IDU qëndron në anën e tyre, por edhe një damkosje e Edi Ramës, është Edi Rama në rreth të kuq para të gjitha kancelarive dhe institucioneve demokratike në botë.
Rezoluta mbështet aspiratat e Shqipërisë për integrim në BE, por përcakton se ky proces kalon në një seri kushtesh.
Kjo është rezoluta e tretë në hark kohor nga data 16 nëntor gjer para dy ditësh.
Kjo është unike.
Çfarë do të thotë kjo? Si ka mundësi tre rezoluta në më pak se një muaj?
Do të thotë se situata është jashtëzakonisht alarmante në Shqipëri.
Pra, kemi të bëjmë me një situatë alarmante, të patolerueshme.
Kurrë ndonjëherë nuk do votoheshin tre rezoluta në më pak se një muaj për një vend.
Por, janë ndërgjegjësuar partnerët tanë se kanë të bëjnë me një narkodiktator që nuk ndjek asnjë rregull përveç interesave të pushtetit të tij.
Pra, të themi atë që është, Edi Rama është në rreth të kuq.
Por këto rezoluta, ndonëse janë një ndihmë shumë e madhe për opozitën dhe popullin shqiptar, janë një detyrim madhor për opozitën shqiptare si forca e vetme politike për të çliruar Shqipërinë nga kjo diktaturë.
Diktatura rrëzohet ose me lëvizje të armatosur siç dje me diktatorin gjakatar Bashar Al Asad, ose me mosbindje civile.
Opozita shqiptare ka zgjedhur mosbindjen civile si rrugën kryesore, të vetme për të çliruar shqiptarët nga narkodiktatori dhe diktatura e tij që kërkon të marrë njëlloj si Lukashenko mandatin e katërt, të grabisë mandatin e katërt.
Ndaj dhe data 23 dhjetor do të jetë dita e mosbindjes më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria gjer sot.
Modalitetet e kësaj mosbindje do përcaktohen nga grupi përgjegjës, por opozitarët dhe demokratët nga mbarë Shqipëria dhe kudo që ndodhen në botë, duhet të bashkohen me 23 në një mosbindje civile që duhet të ketë fuqinë e elektroshokut për regjimin narkodiktatorial të Edi Ramës.
Duke e mbyllur çështjen e rezolutave, shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj kryetarëve, kryeministrave, presidentëve, kryetarëve të partive anëtare të këtyre organizatave, që me një shpejtësi të rrufeshme votuan në një hark kohor në më pak se katër javë tre rezoluta kushtuar Shqipërisë, duke faktuar kështu se Shqipëria është bërë problem madhor për vendet ku ato qeverisin ose ku janë në opozitë, pra për mbarë botën më shumë se çdo vend tjetër.”
, tha Berisha.

Etiketa: berishaprotesta
Pas

Digjet furgoni në Metoq të Sarandës, ende nuk dihen shkaqet

Para

Kryetarja e Kuvendit, Spiropali, priti krerët e komuniteteve fetare: Harmonia fetare, pasuri e çmuar e Shqipërisë

Para
Kryetarja e Kuvendit, Spiropali, priti krerët e komuniteteve fetare: Harmonia fetare, pasuri e çmuar e Shqipërisë

Kryetarja e Kuvendit, Spiropali, priti krerët e komuniteteve fetare: Harmonia fetare, pasuri e çmuar e Shqipërisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.